A gjendet fajtori
Perpara se te themi qe fajin e kemi te gjithe apo e ka ai qe e vodhi e ka rruga e ka moti e te tjera per gjykimin tim faji fillon dhe mbaron tek ai qe quhet SHTET
Nga Subi ako
Me pelqeu titulli i shkrimit te nje prej redaktoreve te NOA-s Arioles qe kerkon fajtorin. Por se pari me vjen keq dhe nuk gjej dot fjale per te ngushelluar familjet e te ndjereve.
Si deri tani faji eshte pa autor. Ka ngelur si viktimat ne rruge. E ndersa viktimen e merr familja ai mbetet pa pronar eshte aty ne mes te rruges shumohet e ha jete te tjera.
Ka viktima nga me te ndryshmet. Nje eshte kembesor i rastit apo kalimtar ne rrugen e makines duke kaluar trafikndaresin nje del me karrocen me bar ne rruge tjetri ndodhet ne nje motor a biciklete dhe te tjere jane drejtues mjeti apo pasagjere.
A mund te me thoni cili prej tyre nuk e do jeten e tij apo te femijeve te tij Pyetja nuk do pergjigje.
Atehere ka disa pyetje te tjera qe duan pergjigje
Sa ore mesimi ka ne programet e shkollave tona sa makete trafiku ka qe te mesojne nxenesit rregullat e levizjes ne rruge kur vendet e tjera e kane qe ne kopsht
Kush duhet ti thote nje fshatari qe me karrocen me bar do te shkoje te shtepia cfare eshte tabela nese ka cfare eshte vija e rruges apo qe i ndalohet te dale ne kete rruge Mos duhet te shkoje te marre patente
Sa T V kane ndermarre nje fushate te herepashershme sensibilizimi apo dhe te tregimit te rregullave te levizjes ne rruge Duan leke per ta transmetuar Le te vere Policia e Qarkullimit Rrugor leket e gjobave ne sherbim te qytetareve.
Si ka mundesi qe ne kohen e kthimit te emigranteve kur shtohen mjetet ndodhin me shume aksidente Nuk kane rruget tona kapacitet mbajtes nuk ka sisteme sinjalizimi shtese apo jane dy menyra te ndryshme te drejtimit te mjetit ata jashte te disiplinuar ne sistem rrugesh me standarde apo ne ketu brenda me rruget ne ndertim
Cila eshte ajo kompani ndertimi rrugesh qe ka paguar Policine Rrugore qe ajo ti sherbeje per te rregulluar levizjen ne vendet qe punohet apo firmat vendosin ca punetore qe nuk i degjon njeri. Imagjinoni nje rruge pjeserisht te asfaltuar pa vijezim pa ndricim pa tabela e ca mund te ndodhe kur del pjesa me zhavorr e paperfunduar largqofte te jete kthese.
Nuk di si analizohen rastet e aksidenteve. Apo me parimin mjere kujt i ka ra. Sa punonjes te qarkullimit dalin ne pikat e rrezikut qe ndodhin aksidente per te ndihmuar levizjen apo fshihen pas ferrave per te vene ndonje gjobe per shpejtesi apo parakalim te gabuar
Sa drejtues nga ata qe kane qene me shpejtesi marramendese jane ndaluar me burg nuk e ka ligj apo jane persona VIP.
Ndoshta do te jete NOA nismetare nje dite qe do te jape nje shembull sensibilizimi per te ndihmuar te njohim fajtorin e per tu bere te njohur qytetareve sadopak nga edukata e levizjes ne rruge me dhe pa mjet. Dhe se fundi perpara se te themi qe fajin e kemi te gjithe apo e ka ai qe e vodhi e ka rruga e ka moti e te tjera per gjykimin tim faji fillon dhe mbaron tek ai qe quhet SHTET.
Bashkepunetor i NOA