E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recetat e Gjermanise kunder krizes ekonomike

Para rreth 10 vjetesh Gjermania konsiderohej si e semura e Evropes si nje vend i paafte per te konkurruar ne ekonomine boterore. Por gjate vitit 2010 ky imazh ndryshoi. Por si ia dolen mbane gjermanet

Gjermanet nuk mbahen si ndonje popull krenar dhe optimist. Ne te kundert arritjet ata i shikojne gjithmone me nje lloj skepticizmi dhe shtrojne gjithmone pyetjen nese ato do te jene te qendrueshme. Ne kete pike nuk ndryshojne as politikanet. Por per momentin gjithcka tingellon ndryshe. Si Kancelarja si politikanet e opozites apo ministri i Ekonomise ndash te gjithe jane te gezuar.

Politikani Rainer Bruumlderle Gjermania eshte bere shembull ne ekonomi. Edhe Kancelarja Angela Merkel shprehet pozitive Do te kemi nje rritje ekonomike prej ndoshta 34 dhe ne vitin 2011 serish prej thuajse 2. Ndersa politikani socialdemokrat Frank-Walter Steinmeier thote Dhe une gezohem qe ne dolem nga kriza me mire se te tjeret.

Gjermania shembull ne ekonomi

Por gjermanet nuk do te ishin gjermane ne rast se duke lene menjane mesazhet e lumtura nuk do te analizonin me saktesi se si vendi ia doli ta perballonte kaq mire krizen. Kesaj pyetjeje Kancelarja Merkel i pergjigjet Kemi nje ekonomi inovative me nje berthame te forte industriale. Kemi nje shtrese te mesme dinamike. Kemi punonjes me rendiment te larte gje qe perben nje partneritet social mbi te cilin mund te mbeshtetesh. Kjo eshte ajo qe ne e quajme ekonomi tregu te gjalle nje ekonomi sociale tregu e cila shpesh eshte perqeshur disi prej botes. Por tani pa krizes ne na kane zili shume vende te botes pikerisht per kete ekonomi sociale tregu.

Dhe vertet ne kohen e krizes ekonomike si punedhenesit edhe punemarresit treguan nje partneritet te dukshem me njeri-tjetrin. Kjo u be e mundur sepse qeveria gjermane e shtriu ne maksimalisht 24 muaj te drejten e punesimit me orar te shkurtuar. Ky sistem do te thote qe per njefare kohe te punesuarit nuk punojne me orar te plote ose nuk punojne fare por nuk pushohen nga puna. Nderkohe qe rroga e tyre ne keto raste paguhet nje pjese nga Agjencia Federale e Punes dhe nje pjese nga vete sipermarrjet. Punesimi me orar te shkurtuar eshte nje alternative e mire ndaj pushimeve nga puna dhe perdoret ne ato dege ku eshte e qarte se kriza eshte e perkohshme dhe dalja prej saj e dukshme. Pagesa prej 7 eurosh per ore pune ne deget e industrise metalike dhe asaj elektrike ka cuar ne shpenzime te pergjithshme prej tre miliarde eurosh per keto dege. Por keto konsiderohen prej tyre si nje investim per te kapercyer periudhen e veshtire te krizes.

Sipermarresit gjermane mbeten optimiste

Po ku e gjeti burimin ky optimizem i sipermarresve gjermane Burimi ishte dija se ekonomia popullore gjermane kishte arritur qe vitet e fundit te behej serish teper e afte per te konkurruar. Reformat themelore te parashikuara nga Agenda 2010 per tregun e punes dhe te sistemeve sociale i kishin treguar frytet e tyre qe perpara krizes. Kesaj i shtohet fakti qe prodhimet gjermane vazhdojne te jene te kerkuara ne te gjithe boten. Orientimi nga eksporti thote Wolfgang Franz kryetar i Keshillit te Eksperteve per Vleresimin e Zhvillimit te Pergjithshem Ekonomik mbetet nje element i rendesishem si perpara edhe gjate dhe madje edhe tani pas krizes Orientimi nga eksporti i shpjegon te dyja si renien e thelle edhe rritjen e madhe te zhvillimit koniunkturor ne Gjermani. Po ashtu numri i madh i specialisteve ne sektoret qe prodhojne per eksport shpjegon edhe pse nuk patem ndonje vale te madhe pushimesh nga pune.

Po a eshte ne gjendje orientimi nga eksporti qe te vazhdoje ta mbaje rritjen e koniunktures edhe ne te ardhmen apo mos valle prej problemeve te vendeve te tjera madje edhe vendeve evropiane fqinje ndash qe jane edhe klientet me te mire te firmave gjermane ndash do te kemi serish ndonje renie tjeter ekonomike Edhe pse ekspertet e parashikojne nje skenar te tille edhe ne kete pike Gjermania duket se eshte ne rruge te drejte. Muajt e fundit eshte shtuar shume kerkesa ne tregun e brendshem. Gjermanet kane serish deshire te konsumojne kjo lidhet edhe me faktin se shume prej tyre kane pune dhe edhe me teper para. Ne muajin tetor Agjencia Federale e Punes shpalli se numri i te papuneve ka rene nen tre milione vete.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›