Thesi me dengla

Pretendimet e anetarit te Parlamentit Evropian zviceranit Dik Marti ne raportin e tij per te ashtuquajturat krime te luftes te Ushtrise Clirimtare te Kosoves UCK ne vecanti te Kryeministrit te sotem Hasim Thaci jane te veshtira per tu besuar edhe nese te gjitha rrethanat e hamenduara nga Marti do te plotesoheshin. Edhe sikur te supozonim se drejtuesit e UCK-se donin te nxirrnin para me trafikimin e organeve jetesore te trupit te njeriut per ta realizuar kete u duheshin kushte te posacme. Nuk eshte e vertete qe nje veshke e nxjerre nga nje trup njeriu mund te ruhet ne frigorifer. Mjafton te pyesesh edhe mjekun me te thjeshte. Ne kushtet e shtepise se verdhe ne Mat ku pretendon Marti te jene kryer nxjerrjet e organeve jetesore per trafikim nje veshke ne frigorifer te zakonshem nuk do te jetonte as edhe 4 ore. Per te mos folur per zemer apo organe te tjera. Dhe ne Mat nuk ka aeroport ku veshka e nxjerre te fluturoje ne destinacionet qe te japin para. Duhen tre ore rruge per ne Tirane pastaj per ne aeroportin e Rinasit si menyra me e shpejte. Nga ana tjeter ne Kosove jane deportuar marre nga shtepite e tyre dhe zhdukur per ne vende te panjohura ne Serbi me qindra e mijera shqiptare. Familjaret e tyre i kerkojne edhe sot e kesaj dite duke dyshuar per varre masive ne Serbi. Deri tani nuk kemi degjuar nje familje te vetme serbe te ankohet per djalin e vet-ushtar te zhdukur ne Kosove. Qe te kerkoje e te kete te dhena sado te pakta se ky ushtar i zene rob nga UCK eshte deportuar ne Shqiperi dhe pastaj vrare per tia shitur organet. Per te hedhur pandehma duhet te pakten te kesh zera nga ana e viktimes z. Marti. Ishin me mijera familjet e te zhdukurve ne Argjentinen e larget ne kohen e regjimit te koloneleve aty apo ne Kilin po aq te larget ne kohen e sundimit te Pinocetit kater dekada me pare qe kerkonin te dashurit e tyre. Dhe ne baze te ketyre kerkesave u zhvilluan hetimet qe zbuluan krime te atyre juntave ushtarake. Nje fantazi e semure mund te bazoje ne pandehma te paqarta nje raport si yti por jo nje mendim i pastruar nga pasione dhe qe synon vetem gjetjen e se vertetes. Ne atdheun tim ne Shqiperi media eshte e lire. Do te ishte gjetur qofte edhe nje deshmitar i vetem per levizje te dyshimta te njerezve te UCK-se ne Shqiperi ne ato vite 1999-2000 te gjenocidit milloshevician ndaj kosovareve. Nuk do te mungonin informacione per grupe ose qofte dhe emisare te vetmuar qe leviznin me shpejtesi neper kalimet shqiptare te kufirit perendimor per te shitur mallin e shtrenjte-organ jetesor. Asnje rast nuk eshte te pakten raportuar nga dhjetera e dhjetera media te Shqiperise te shkruara apo elektronike qe zakonisht jane shume te vemendshme per cdo gje ne vendin tim te vogel. Jane denoncuar trafiqe te naftes qe shkonte kontrabande ne veri te vendit raste zhdukje personash edhe ne zemer te Tiranes me sfond konfliktin kosovar por asnje rast i vetem trafiku organesh. Prandaj z. Marti i ke servirur botes mbare nje thes me dengla. Nuk ka pasur nje ze te vetem shteteror apo publik madje edhe nga institucionet pergjegjese serbe qe ti kete bere jehone brockullave te tua. Ato shume shpejt do ta gjejne vete koshin e historise pse ashtu teresisht te pabazuara ne fakte apo deshmi personash me gjak e kocka jane te padenja per ti konsideruara si llambushka te nje te vertete te fshehur. Ne te kundert ato nxoren ne pah ne mos ndonje gje tjeter fantazine e semure te nje parlamentari evropian qe ben prokurorin pa e ditur se puna edhe e prokurorit me te thjeshte eshte hulumtimi gjetja e fakteve kokeforta. Me halucinacione te tipit Marti kauza e Kosoves nuk mund te lekundet as demtohet imazhi i shtetit me te ri te Evropes. Thesi me dengla i quajtur raporti Dik Marti eshte tashme pjese e koshit te marrezive politike.