E Diel, 1 Nëntor 2026

A i dëmtuan aleatët demokratët? Gazetari: Mediu e meritonte të ishte në listë, PDIU në 4 vite ishte në krah të Ramës. Shkurti: Vota dhe paraja nuk kanë ngjyrë

Publikimi i listave të kandidatëve një ditë më parë, shkaktoi jo pak zhurmë, pasi të pakënaqurit nga të dy krahët, por kryesisht nga PD u tërhoqën nga gara, madje pati prej tyre si në rastin e Dashnor Sulës, i cili me urgjencë iu bashkua “Nismës Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

A i dëmtuan aleatët në lista demokratët? Kjo ishte një nga pyetjet e drejtuara nga moderatorja Pranvera Borakaj në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.

I ftuar në studio gazetari Ardit Hoxha tha se kishte aleatë si Mediu që për hir të kontributit që kanë dhën e meritonin një vend të sigurtë, por në listë nuk duhet të ishte PDIU e cila në katër vitet e fundit ishte në krah të qeverisë.

Ndërsa për gazetarin Ardit Hoxha politika nuk ka moral, dhe për hir të votës duhen marrë edhe armiqtë ndonjëherë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Futja e aleatëve në lista të sigurta e dhimbshme për demokratët apo jo?

Hoxha: PR e meritonte atë vend në lista, për kontributin e madh që ka dhënë PD-së në njohjet me SHBA-të.  Unë kam objeksionet e mia për PDIU-në. Qartazi PDIU në këto 4 vite ka qenë parti mazhoritare. Në mes të aksionit të opozitës, deputetët e PDIU bashkonin votat me mazhorancës. E di kush e mundësonte kuorumin në parlament deputetët e PDIU. Këtë lloj sakrifice që ke bërë ti për aleatët ke djegur personalitete, si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Grigels Muçollari, Kadiun, apo Çupin.

Shkurti: Vota ashtu si paraja nuk ka ndgjyrë. Kur ti do të vish në pushtet nuk ke lluksin të zgjedhësh. Rama ka marrë timonin vetëm për strategjinë, pasi ndarja e pushtetit me të tjerët ka vështirësitë e veta. Pra ndoshta nuk është e moralshme, dhe në politikë sot PD ka nevojë të vijë në pushtet. Duhet të ikë Rama me çdo mjet demokratik, me çdo person ekstreme majtas apo djathtas. Edhe pse nuk e shoh dot me sy Bashën, edhe atë e kisha marrë në koalicion për vota. Edhe Jeniçeri ato dy vota që ka do shkojnë te PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›