A i jemi bërë ne barrë Europës?
Gordon tur në Ballkan, shmang Shqipërinë!
Hose Manuel Barroso anulloi vizitën në Tiranë!
Nuk mund të jeni vëndi i 53-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Brush
Të gjithë të sëmurë nga Shqipëria! Gjatë një takimi me një zyrtar të lartë të Bashkimit Europian së fundmi, i përmenda faktin se do të shkoja në Shqipëri. Mërmëriti diçka nëpër dhëmbë, të cilën nuk mund ta përsëris këtu, dhe u largua, mesa duket i irrituar nga përmendja e emrit të vendit. The Economist, Tim Judah.
I lexon të gjithë këto tituj dhe pasazhe shqiptari i shkretë dhe mendon i dëshpëruar:
A i jemi bërë ne kaq shumë barrë Europës që të arrijnë gjërat deri në këtë pikë sa këto tituj të mbulojnë faqet e para të gazetave shqipëtare dhe politikanet Europiane të shajnë nëpër dhëmbë duke përdorur fjalë që Z. Judah si shkruan dot në artikullin e tij? Cfarë na ka bërë ne të arrijmë në këtë pikë kaq të ulët sa të tjerët po humbasin durimin me ne, dhe janë gati të na lënë në mëshirë të fatit se janë lodhur deri aty ku smban më?Cfarfe kemi bere ne? A jemi ne shkaktaret e drejtpersedrejt të krijimit të kësaj situate të vështirë dhe depresuese si për ne ashtu edhe për të huajt?
Të dashur bashkëatdhetarë, le të marrim frymë thellë dhe ta analizojmë problemin nën një këndvështrim pak më të ndryshëm se ai që përdorim përditë duke bërë me faj vetveten, duke treguar me gisht njeri tjetrin, duke hedhur akuza në ajër kundër njëri tjetrit, duke krijuar një rutinë që është bërë pjesë e jetës së përditëshme e jetës shqipëtare dhe të cilën e kemi perfeksionuar në maksimum. Le të mundohemi ti përgjigjemi pyetjes që na po gërryen për njëzet vjet :
Përse ne shqipëtarët kemi mbërritur në këtë pikë kaq të ulët ku jemi sot? Duhet Europa të jetë e paduruar me ne dhe te na braktisi ne fatin tone, apo ndoshta ësht렠 Europa shkak i statusit të sotëm shqipëtar? A mund të themi se Europa është në një borxh shumë të madh me ne, një borxh që shkon thellë në shekuj por as ajo vetë nuk është e ndërgjegjëshme për këtë një borxh të trashëguar dhe të padukshëm që na detyrohet? Dhe sic e dimë të gjithë, borxhet e padukëshme janë vështirë të identifikohen dhe të shlyhen kur sje i plotësisht i ndërgjegjshëm që ky borxh ekziston dhe ti e ke krijuar. Po si tia bëjmë të dukshëm Europës këtë borxh? Dhe ku duhet të fillojmë që ti bëjmë të qartë Europës ekzistencen e këtij borxhi të gjatë që fatkeqësisht vazhdon të përzgjatet edhe në ditët e sotme?
Le ta ndihmojmë Europën të kuptojë pozicionin tonë dhe pozicionin e saj ndaj nesh.
I lutem lexuesit të eci me mua dhe të ndihmojë nqs në këtë shkrim janë lënë fakte dhe momente pa u përmëndur dhe të plotësojë n.q.s. e mendon të arësyeshme.
Cfarë proçedoi 500 vjet mbrapsht në historinë shqipëtare kur hordhia otomane ju sul perëndimit si një lukuni që skishte të ngopur duke synuar të ngjitej lart deri në zëmër të Europës. Synimet Otomane qenë shumë ambicioze por nuk ja arritën qëllimit? Cfarë e bëri të dështojë këtë plan ambicios të sulltanëve të perandorise otomane?
Huniadi i doli përpara hordhive turke dhe filloi atë pjesë të historisë që njihet si periudha që i mbajti otomanët në vendnumëro. Emri i tij nderohet në analet historike të botës dhe në librat shkollorë të historisë. Por askush nuk flet për një luftë të madhe paralele që i angazhoi tërësisht në tokën shqipëtare forcat otomane të kohës dhe bëri të mundur përfundimisht dështimin e planit strategjik të Perandorisë më të fuqishme të botës për të sunduar Europën, për 35 vjet më rradhë ? Një vënd i vogël që Europa e ka quajtur dhe e quan Albania e bëri të mundur këtë. Huniadi vdiq në vitin 1457. Ishin shqipëtarët ata me në krye princin e tyre Gjergj Kastrioti dhe më vonë pa të, që vazhduan të luftojnë për më se dy dekada pas vdekjes së Huniadit kundër Otomanëve. Europianët nuk flasin në historinë e tyre të shkruar për princin shqipëtar Gjergj Kastriotin, të ashtuquajtur Skënderbeg.
Siç e dinë të gjithë shqipëtarët, ndërsa luftonte kundër një ushtrie që konsiderohej më e organizuara ushtri e kohës në botë, dhe që ishte njëkohësisht një nga ushtritë më të mëdhaja të kohës, Skënderbeu vazhdimisht u mundua ti bëjë të qartë Europës rrezikun që i kanosej me avancimin e otomanëve në Europë dhe nuk rreshti së kontaktuari qarqet diplomatike të Europës për ndihmë dhe angazhim të saj në luftë kundër otomanëve. Por Europa e bëri veshin e shurdhët duke e lënë Skënderbeun ti luftonte Otomanët i vetëm me një ushtri që ishte e papërfillëshme përpara asaj Otomane. Raporti i ushtrisë së Skënderbeut me atë otomane varionte nga 15 deri në 30 herë më e vogël në numur ose të themi varionte nga 5,000 ne 10,000 e krahasuar kjo me 50,000 në 150,000 në anën Otomane. Europianët vëzhguan nga larg si do i shkonte filli këtij princi të panjohur në luftë me Otomanët, sic vëzhgohet një lojë shahu, ku një lojtar i panjohur që të fitojë lojën kundër një kampioni botëror, i duhet një strategji e vecantë dhe një mëndje e fuqishme që ta mundi kundërshtarin. Ja se cfarë ishim ne për Europianët në atë kohë: një lojë shahu intriguese për tu ndjekur ndërsa mbretërit e princat europianë e kalonin kohën në argëtime boshe të pafundme.
Skënderbeu luftoi deri në ditën e fundit të jetës së tij, më 1468, duke i ngujuar Otomanët në territorin shqipëtar duke e ndaluar progresin e tyre drejt Europës. Shqipëtarët e vazhduan misionin e Skëndërbeut edhe 10 vjet pas vdekjes së tij. Por Europianët nuk ndërhynë aspak as pas shuarjes së rrezistencës shqipëtare e asaj ballkanase, që të shporrnin Otomanët nga ajo pjesë e trupit Europian që quhet Balkan. Europa skishte nevojë të lëviste gishtin. Pas luftës së gjatë 35 vjecare me shqipëtarët, plani madhështor i otomanëve për të pushtuar Europën u shua si flluskë sapuni. Shqipëria shpëtoi Europën nga rreziku Otoman por ra vetë ndën thundrën e pushtuesve otomane për 5 shekuj të gjatë dhe të errët. Europa na harroi se ekzistonim. Për europianët, loja intriguese e shahut kishte përfunduar dhe Otomanët spërbënin më asnjë rrezik. Ata skishin sepse të shqetësoheshin, ata i vazhduan argëtimet dhe inskursionet e tyre gjahut pa kokëcarje.
Por për ne sa po kishte filluar periudha më e errët në historinë e kombit. Për ne loja intriguese e shahut u kthye në lojë dinake dhe të shëmtuar ku dalëngadalë për pesë shekuj u punua në mënyrë djallëzore për të shkatërruar këtë vënd, për ta konvertuar në fenë islamike, për ta mbajtur mbrapsht në kohë e të pazhvilluar.
Ndërkohë, kur Europa shkonte cdo ditë drejt illuminimit e përparimit:
AKREPAT E KOHES NE SHQIPËRI NDALUAN SE LEVIZURI PËR PESE SHEKUJ.
Ne u zhytëm gjithmonë e më shumë në errësirën e mosekzistences.
Për Europën Shqipëria nuk ekzistone më de fakto. Ne shpëtuam Europën, por varrosëm vetveten, dhe Europa as nuk është e ndërgjegjësuar për cka ndodhi në shekullin e 15 me Shqipërinë dhe rolin që ajo pati në fatin tonë e të Ballkanit. Nuk ekziston as koncepti më i vogël që ne kemi sakrifikuar të ardhmen tonë dhe e kemi shpëtuar atë nga hordhia më e keqe e kohës që do ti shkaktonte Europës plagë të thella nqs ne nuk do ishim bërë bastioni i fundit të hordhive Otomane.
Europa na i ka borxh ne ato pesë shekuj ërrësire. Na ka borxh që nuk pati fatin të mos njohë egërsinë e ushtrisë Otomane në trupin e saj kur në si komb u varfëruam, u çvatëm, na u vranë burrat më të shquar të kombit, na u rrëmbyen gratë, na u shterruan forcat njerëzore, na u mbaruan pasuritë natyrore dhe materiale, dhe për 500 vjet të gjatë mu në prag të Europës mbetëm të varfër pa opsion për zhvillim dhe edukim. Ballkani për Europën është si një atrofizëm, si një rudim
