E Diel, 1 Nëntor 2026

“A i keni fikur radarët zonja Hyseni? / Ja si i përgjigjet Vlora Hyseni pyetjeve thumbuese te gazetarëve

Vlora Hyseni, qëndroi 2 orë në GJKKO në seancën për vlerësim e masës së sigurisë. Ish-drejtoresha e SHISH mësohet se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim gjatë seancës. Ndërsa edhe pasi doli nga Gjykata, ku iu konfirmua masa e arrestit shtëpiak, ajo nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

Sapo ka lënë derën prej hekurit të GJKKO-së, Hyseni është përballur me një seri pyetjesh nga gazetarët e kronikës, të cilët e kanë pyetur për skandalin më të madh të ndodhur në vendin tonë, ku preket dhe SHISH, që ruan sekretet e shqiptarëve.

 

“A i keni fikur radarët zonja Hyseni?
A ndjeni përgjegjësi morale për këtë skandal që ka shpërthyer dhe që është cënuar siguria kombëtare. A ndiheni përgjegjëse?”, ishin disa prej pyetjeve të gazetarëve, që zonja Hyseni nuk iu përgjigj, ndërsa vendosi të ‘kyçë’ gojën para mediave duke u futur në makinën e policisë. Kujtojmë se sot GJKKO la në fuqi masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’, pasi Hyseni akuzohet se ndihmonte në arrati biznesmenin Ergys Agasi, madje ndante me të dhe sekrete shtetërore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›