E Shtunë, 31 Tetor 2026

DITA 116/ Thirrje për protestë paradite para Kuvendit

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Protesta qytetare kundër qeverisë është në ditën e 116-të, ndërsa pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit janë ndalur edhe para godinës së Kuvendit, ku kanë drejtuar thirrje ndaj deputetëve.

“Parlament i krimit”, “Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve para Parlamentit.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit u dëgjuan gjithashtu thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Belinda Ballukut, ndërsa kanë artikuluar akuza për korrupsion dhe lidhje të deputetëve me krimin.

Protestuesit kanë përsëritur thirrjen për t’u mbledhur sërish nesër para Kuvendit, në ditën kur zhvillohet seanca plenare. Burime mediatike raportojnë se thirrja është bërë për orën 09:00, ndërsa në përfundim të tubimit është përmendur edhe ora 10:00.

Një thirrje për protestën e nesërme bëri edhe aktivisti Gent Progni, i cili u kërkoi qytetarëve të dalin para Parlamentit dhe të protestojnë për familjet dhe mirëqenien e tyre.

Sponsorizuar

“Gent Progni: Nesër në 09:00 mos harroni tek parlamenti. Mund të kapim aty Ulsiun, këdo tjetër parlamentar. Nëse nuk keni arsye për këto emra, hapni llogarinë bankare e shikoni sa lekë ju kanë ngelur.

Shikoni sesa ka shkuar çmimi i karburantit, nëse nuk iu mbush mendjen as kjo, shikoni miqtë tuaj në çfarë gjendje janë. Dilni për fëmijën tuaj, familjen tuaj, makinën tuaj.

Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët. Mos harroni me vezë me vete dhe me kastravec e domate. Dilni nesër se mund ta bëjmë ndryshimin.”

Marshimi vijoi në disa prej akseve të Tiranës, ndërsa protesta e 116-të u mbyll pas rreth një ore lëvizje në kryeqytet.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›