E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ishte për Man United apo për West Ham?

Në ndeshjen e Fa Cup mes West Ham dhe Manchester United, në stadiumin "Upton Park" ishte edhe David Beckham.

Ish ylli i United së bashku me dy fëmijët e tij u pa në stadium duke qenë prapë afër skuadrës ku edhe u bë i njohur. Por dilema është se Beckham ishte në fushë për të parë ish skuadrën e tij të zemrës, apo për të parë nga afër skuadrën e West Ham, skuadër kjo e interesuar për shërbimet e tij.

Beckham ka mbetur pa klub pas largimit nga LA Galaxy, ndërsa West Ham është një nga alternativat kryesore për të ardhmen e veteranit anglez./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›