Mbrojtja e Realit, eksperimentale

Real Madridi sot do të jetë në fushë ndaj Real Sociedadit me një mbrojtje ndryshe nga herat tjera.
Lëndimet e shumta të lojtarëve në këtë fazë, e kanë detyruar Jose Mourinhon që të mendoj sot për ekpserimente në këtë fazë në ndeshjen ndaj Real Sociedadit.
I vetmi mbrojtës nga përbërja e parë që pritet të luaj është Arbeloa. Por as ai nuk do të luaj në pozitën e dëshiruar, në krahun e djathtë pasi që pritet të luaj në krahun e majtë ndërsa në pozitën e tij pritet të jetë Essien.
Varane pritet të startoj si qendërmbrojtës së bashku me Carvalhon i cili sivjet nuk ka luajtur pothuajse fare me Realin./Indeksonline/