"Ndoshta po iki nga Milani"

Goditja e radhës për Milanin është mesfushori Kevin Prince Boateng. Mesfushori ganian ka paraajmëruar largimin nga Milani. Krejtë kjo vije pas fyerjeve raciste që janë bërë ndaj tij në miqësoren ndaj Pro Patrias.
"Ndoshta duhet të lë Milanin tani. Javën tjetër më duhet të takohem me menaxherin tim për të vendosur të ardhmen time. Në vitin 2013 të ndodhin fyerje të tilla në Itali është diçka absurde. U ndjeva i trishtuar, i zemëruar e i tronditur. është turp për Italinë dhe futbollin botëror" dellaroi Boateng./Indeksonline/