E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho analizon Premierligën, flet për të gjithë

Jose Mourinho ka analizuar situatën në Premierligën Angleze duke komentuar situatën për titull si dhe duke analizuar të gjitha skuadrat e mëdha angleze që po luftojnë këtë edicion për një vend në garat evropiane.

"Tiulli do të vendoset mes Manchester United dhe Manchester Cityt. Manchester United është i pari dhe kur ata janë lider, vështirë është që ata dikush ti përzë nga vendi i parë. Por Cityt ka një skuadër të pabesueshme , ata tashmë janë kampion dhe do të ndjekin United deri në fund.

Tottenhami ka një skuadët fantastike. Ata kanë në skuadër disa nga lojtarët më të mirë në Premierligë. Andres Villas Boas është trajjner i madh i cili mund ta dërgoj në Ligën e Kampionëve.

Edhe Chelsea do të jenë në top katërshe pavarësisht se humbja nga QPR i ka vrarë ata. Pres rikthim të formës për Chelsean.

Arsenali mendoj se bën një lojë të mirë por që trajnerit Wenger i mungon presioni. Ai ka stabilitet aq shumë, gjë të cilën vetë se kisha pëlqyer.

Liverpooli po ecën rrugës së duhur. Kanë një trajner fantastik, lojtarë të ri të cilët pritet nga ta dhe si gjithmonë shikuesit pas vete. Mendoj se ajo skuadër po bën projektin e duhur.

Evertoni meriton të ketë një vend në garat evropiane pasi udhëhiqet nga një trajner fantastik si David Moyes.

Për mua në top katërshe në fund do të jenë Manchester United, Manchester City, Tottenham dhe Chelsea" deklaroi Mourinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›