E Shtunë, 31 Tetor 2026

A janë Berisha e Basha të bashkuar në diversitet me romët? (VIDEO)

Share

I duhen romët sa për shfaqje!

Prej ditësh Policia Bashkiake e Tiranës i është vënë në shpinë banorëve romë, të cilët e nxjerrin jetesën e tyre duke mbledhur kanoçe e plastika.

Me në krye një palo polic, që nuk njeh ligj e kufi, kësaj here ata kanë hyrë edhe në banesat e romëve duke u marrë forcërisht thasët e mbushur me kanoçe. Ky palo polic, që nuk lejon as të filmohet nga media se kujton se qyteti është pronë e tij, na ofron pamje si në një situatë lufte.

Nëse sheh videon e siguruar nga A1Report, një pyetje të vjen ndërmend, a janë Berisha e Basha të bashkuar në diversitet me romët? Shqipëria drejton këtë gjashtëmujor tempullin e demokracisë dhe lirive të njeriut, Këshillin e Europës dhe ka zgjedhur si moto Të bashkuar në diversitet. Por ndërsa Berisha flet për Sirinë, Afganistanin e Bjellorusinë, harron të jetë i bashkuar në diversitet në vendin e tij. Të gjithë e kujtojmë kur cubat u lëshuan mbi banorët romë tek Stacioni i Trenit, duke terrorizuar çdo ndërkombëtar para disa muajsh.

Berishës i duhen banorët romë për të dalë në ndonjë fotografi kur bën pritje për Vitin e Ri apo për tu blerë votat. Kur bie fjala tek reprezalje të tilla, flet vetëm… kur të kujtohet ndonjë ndërkombëtar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›