E Shtunë, 31 Tetor 2026

A jeton ende mbreti i rock and roll-it, Elvis Presley?

Eshte interesant fakti qe edhe vajza e tij Lisa Marie, para disa kohesh ishte e martuar me mbretin e vdekur te pop-it, Michael Jackson

Prona "Graceland" ne Memphis ishte mbushur pergjate te dieles plot me adhurues besnik te Elvis Presley-t te cilet kishin ardhur qe t'i japin nderimin e tyre mbretit te vdekur para 32 vitesh. Zyrtarisht eshte shpallur se Elvisi ka vdekur me 16 gusht 1977, nga pasojat e nje ataku ne zemer, i cili besohet se eshte shkaktuar nga mbidoza e koktejit te opiumit, por disa adhurues ende besojne qe mbreti i 'rock and roll-it' eshte gjalle. Deri tani ka pasur evidenca dhe foto me persona te moshuar, qe ekspertet i kane krahasuar me fytyren e legjendes Presley, madje njeri qe ishte identik, kishte edhe moshen qe do te kishte Elvis tani.

Legjende, edhe kur ishte gjalle

Kur vdiq, Elvisi ishte 42 vjec. Edhe ndersa ishte gjalle ai ishte shnderruar ne legjende, duke arritur te gjitha rekordet: ne 20 vjet pune ka edituar 97 pllaka, ndersa ne majat e top listave ka ndenjur te pakten 996 jave. Per me teper, ne te gjalle ai kishte me qindra imitues, ndersa sot ata jane te panumert, duke mbajtur edhe konkurse te ndryshme per te zgjedhur ate qe i perngjan me shume mbretit.

Fitimi marramendes, pas vdekjes

Adhuruesit i kishin sjelle te dielen idhullit te tyre lule, qirinj dhe dhurata, ndersa nje adhuruese deklaroi: "Ai eshte heroi im. Dashuria e jetes sime. Nuk mund ta shpjegoj kete, thjesht ne te ka dicka te vecante". Vitet kalojne ne pronen "Graceland" te Presley-t, ne te cilen gjendet edhe varri i tij, dhe ne te cilin kalojne me shume se 600.000 persona, ndersa eshte interesante qe edhe vajza e tij Lisa Marie para disa kohesh ishte e martuar me mbretin e vdekur te pop-it, Michael Jackson. Mes mbetjeve muzikore te liderit te grupit te rock-ut "Nirvana", Curt Cobain-it, dhe prej para pak kohesh edhe e Michael Jackson-it, ajo e Elvisit eshte njera nder me perfitueset. Edhe pse kane kaluar me shume se 32 vjet, mbretin edhe sot deklarojne se "e shohin" ne pjese te ndryshme te botes dhe vende me te cuditshmet te mundshme.

Seks simboli, fama dhe suksesi

Qe ne fillim te karrieres se tij, Elvis Presly ishte quajtur nje seks simbol qe kishte bere te enderronin me mijera femra. Kishte nje sere lidhjesh me femra te njohura te ekranit, para dhe pasi u be i njohur, duke perfshire edhe Mami Van Doren, Natali Ud, Tjusdi Uelld, Sivil Sheperd, Barbra Streizend apo An Margaret. Me 1 Maj 1967, ai u martua me Prishila An Baulie ne Hotelin Aladin ne Las Vegas. Prishila ishte vajza e gruas se oficerit komandant te Presly-t ne Gjermani gjate sherbimit te tij ushtarak. Ne menyre te habitshme, Elvis arriti te bindte nenen e Prishiles dhe njerkun e saj, per ta lejuar ate te jetonte me Elvis ne Graceland, megjithese ishte akoma e mitur. Vajza e tyre Liza Marie Presly lindi me 1 Shkurt 1968. Pas divorcit te tyre ne 1973-shin, Liza jetoi me nenen e saj. Pas 7 vjetesh sukses, kenga e tij "Mendje e dyshimte", u be hiti numer 1 ne Billboard Music Charts ne nentor te 1969-es. Kjo ishte kenga e fundit qe kapi majat sa kohe qe Elvis ishte gjalle. Mesi i viteve '70 e kapi ate krejt te izoluar, nen ndikimin e drogave te ndryshme te cilat sollen ndryshime negative ne aparencen, shendetin dhe karrieren e tij artistike. Elvis dha koncertin e fundit live ne Indianapolis, Indiana, ne 26 korrik te 1977-es.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›