E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, pranga bashkiakut

Tepelene- Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tepelenes dhe njekohesisht perfaqesues i forces politike PSV '91, kapet me gjysme kuintali marihuane ne trajlerin e tij, duke tentuar Greqine. Operacioni i koduar "Pritja" nga agjentet e Antidroges ne Gjirokastres, eshte finalizuar rreth ores 14:30 te pasdites se djeshme, kur ne dyshemene e mjetit te rende u zbulua edhe sasia e droges. Burime zyrtare bene me dije, se ne pranga u vu i dyshuari si pronar i mallit, biznesmeni 50-vjecar, Petrit Abedini, qe akuzohet per "trafik nderkombetar te lendeve narkotike". Gjate marrjes ne pyetje, ai ka mohuar te kishte dijeni per sasine e droges dhe se shkonte ne Greqi per te blere mallra ushqimore, qe i shiste me shumice.

"Per gati dy muaj ne kemi qene pjese e veprimeve te operacionit "Pritja", me qellim goditjen e trafikut te lendeve narkotike, ne drejtim te shtetit grek", thone specialistet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar per gazeten "Koha Jone". Ne kuader te ketij operacioni, ne piken e kalimit kufitar Kakavije, agjentet kane ushtruar nje kontroll te imtesishem ne kamionin tip "MAN", me targa TP 27 98 B, koka e kamionit, si dhe trajlerin me trage TP 28 08 B, qe drejtohej nga Petrit Abedini. "Ne dyshonim se mund te kishim te benim me nje rast te mundshem te trafikut te lendeve narkotike ne drejtim te Greqise, keshtu qe kamioni i cili udhetonte ne drejtim te vendit fqinj, iu nenshtrua procedurave te nje kontrolli", thane burime zyrtare ne Policine e Gjirokastres. Ne kuader te veprimeve te saj, policia pasi ka konstatuar se kamioni kishte hyre ne territorin e doganes, i ka komunikuar drejtuesit te mjetit per ta parkuar ne nje zone anesore te shesh-parkimit te doganes dhe me pas, ka nisur verifikimet e ngarkeses.

Gjate kontrollit te kamionit fillimisht policia konstatoi ne karrocerine e tij nje kontenier bosh. Nderkohe ne vazhdim te kontrollit, policia zbuloi se poshte dyshemese se trajlerit ishin te fshehura 35 pako te mbeshtjella me leter natriban, ku brenda tyre kishte lende narkotike, te dyshuar si marihuane. Secila pako peshonte nga nje kilograme, deri ne nje kilograme e gjysme. Menjehere pas zbulimit te kesaj ngarkese me droge, policia ka marre ne pyetje shoferin dhe njekohesisht pronarin e kamionit Petrit Abedinin. Gjate marrjes ne pyetje, 50-vjecari i ka pohuar grupit hetimor se nuk kishte asnje dijeni per ngarkesen me droge te zbuluar ne kamion dhe se po udhetonte ne drejtim te Greqise, per te blere si zakonisht miell dhe mallra te ndryshem ushqimore. Mesohet se grupi hetimor po kryen verifikime, per te zbuluar pjesetare te tjere te rrjetit dhe origjinen e narkotikut. Nje nga dyshimet eshte qe droga te jete blere ne Lazarat, po per kete piste ende nuk ka prova konkrete.

Mbante edhe poste drejtuese politike

I dyshuari Petrit Abedini, sipas policise eshte banues ne Tepelene, ku ushtron profesionin e biznesmenit dhe kishte magazina shumice, te miellit dhe produkteve ushqimore, nderkohe qe aktualisht mbante edhe detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes, si perfaqesues i PSV '91. Nga ana e policise eshte bere sekuestrimi i lendes narkotike dhe i kamionit, ne cilesine e proves materiale, si dhe arrestimi ne flagrance i Petrit Abedinit, per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Materialet e kesaj ngjarjeje i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane, per veprime te metejshme hetimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›