E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimet, intervistat ne 1.200 individe

Banka e Shqiperise, duke filluar nga viti 2002, zhvillon vrojtimin e besimit te bizneseve (VBB) dhe vrojtimin e besimit te konsumatoreve (VBK). Qellimi i vrojtimeve te besimit eshte te vleresoje aspekte te ndryshme te aktivitetit ekonomik te bizneseve dhe te konsumatoreve familjare, duke ndihmuar procesin e analizave periodike te ekonomise dhe parashikimin afatshkurter. Rezultatet e vrojtimeve te biznesit dhe te konsumatorit perfaqesojne gjykime te agjenteve ekonomike mbi zhvillimet ekonomike ne te shkuaren dhe ne te ardhmen. Rezultatet e vrojtimit, reflektojne ate cka percepton

konsumatori dhe nuk perfaqesojne ne asnje rast opinionin apo gjykimin e Bankes se Shqiperise. Nga ana e saj, Banka e Shqiperise i gjykon keto rezultate, si tregues qe japin paraprakisht nje ide per zhvillimet ne disa fusha te ekonomise dhe jo si parashikues te sakte. Vrojtimi i pare u krye ne qershor te vitit 2003, pasi ishte testuar me pare ne lidhje me formatin e pyetesorit dhe metodologjine e intervistimit. Ai ka periodicitet tremujor dhe mbulon prirjet aktuale dhe te pritshme te opinionit te konsumatorit, per nje periudhe

tremujore. Ne vrojtim marrin pjese 1.200 individe te shperndare ne zonat urbane te vendit, ne perputhje me shperndarjen e popullsise ne vend. Pyetesori i Besimit te Konsumatorit, eshte hartuar sipas shembullit te pyetesorit te perdorur nga Komisioni Evropian (KE ), per zbatimin e Programit te Perbashket te Harmonizuar te BE per Vrojtimin e Konsumatorit. Pyetesori i Bankes se Shqiperise dhe ai i Komisionit Evropian, ndryshojne per sa i perket frekuences se hedhjes ne terren te tij dhe periudhes kohore qe u zhvillua.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›