Anketimi, perspektiva ekonomike optimiste
Blerina Hoxha
Perspektiva ekonomike ne tremujorin e trete te vitit, ne kendveshtrimin e biznesit dhe konsumatorit paraqitet optimist, ne krahasim me dy tremujoret paraardhes, ku mesohet se pritshmeria per zhvillimet ekonomike ne vend jane pozitive. Sipas Bankes se Shqiperise, Treguesi i tendences ekonomike (TTE), ka regjistruar kthese te lehte rritese ne tremujorin e dyte te vitit 2009, pas renies se theksuar ne tremujorin e pare te vitit. "Treguesi i tendences ekonomike u rrit me 10 pike gjate tremujorit te dyte, duke shenuar nivelin 81. Megjithate, ai qendron afersisht 19 pike poshte mesatares se tij afatgjate", sqaron Banka e Shqiperise. Rritja e treguesit te tendences ekonomike ne tremujorin e dyte, u ndikua kryesisht nga kontributi pozitiv i treguesit te besimit te konsumatoreve dhe i treguesit te besimit te sektorit te ndertimit. Sektoret e industrise dhe te sherbimeve, kane shenuar gjithashtu rritje ne tremujorin e dyte te vitit 2009, ndonese ne nje shkalle me te ulet. Gjithsesi, niveli i te gjithe treguesve te besimit qendron ne nivele te uleta, poshte mesatareve te tyre historike. Vleresimi i bizneseve per ecurine e ekonomise ne pergjithesi ka regjistruar rritje ne tremujorin e dyte, ne ndryshim nga renia e theksuar ne tremujorin e pare. Nga ana tjeter, treguesi i besimit te konsumatorit (TBK), shenoi nje permiresim te ndjeshem, duke ndjekur rritjen e lehte te regjistruar ne tremujorin e pare te vitit. TBK u rrite me rreth 8.5 pike perqindjeje krahasuar me tremujorin e meparshem, duke kaluar mesatarin e tij afatgjate me 4 pike perqindjeje. Rritja ne treguesin e besimit konsumator u percaktua nga permiresimi i te kater balancave perberese te tij. Pritjet per situaten e pergjithshme ekonomike dhe situaten e tyre financiare jane pozitive, per here te pare gjate ketij tremujori. Njekohesisht, situata e blerjeve dhe e kursimit eshte permiresuar, megjithese balancat e tyre mbeten ende ne vlera negative. Zhvillimet ekonomike te gjashtemujorit te pare, kane shtruar disa sfida te forta per ekonomine shqiptare. Kriza boterore ka ndikuar ne ekonomine tone, duke lekundur faktoret dhe ekuilibrat, te cilet kane mbeshtetur rritjen ekonomike, duke testuar mekanizmat e imunitetit dhe te veterregullimit te ekonomise, si dhe duke ngritur disa pyetje komplekse per agjentet ekonomike dhe politikat makroekonomike. Recesioni ekonomik qe ka perfshire pjesen me te madhe te partnereve tane tregtare, eshte shoqeruar me uljen e shkembimeve tregtare dhe se te hyrave valutore. Rritja e pasigurise ne tregjet financiare globale, ka ndikuar ne lekundjen e besimit ne sistemin financiar, duke ushtruar presion per shtrengimin e kushteve financiare ne Shqiperi. Keto faktore jane reflektuar ne uljen e konsumit, te eksporteve dhe te investimeve, duke sjelle ngadalesimin e aktivitetit ekonomik dhe duke ushtruar presion mbi treguesit fiskale, te te ardhurave buxhetore dhe te deficitit buxhetor.