A ka me artiste si Vace Zela?!
Nga Ben Andoni
Sic ndodh rendom, kur afron nje pervjetor, te gjithe rendin. "Kundershtaret", qe te tregojne se aksh institucion nuk e kujtoi dhe te tjeret, ata panegjiriket, qe per fat te keq, Shqiperia i shumon pafund, qe flasin me patetizma. Ne rastin e Vace Zeles, qe sot me 7 prill ploteson 70 vitet e saj, eshte krejt ndryshe. Perpjekjet e dy paleve jane te humbura. Vace Zela eshte ne mendjet e njerezve dhe e ruajtur njesoj ne kujtesen e tyre si ne ditet e saj me te mira, kur interpretonte. Ndaj, edhe meritoi me te drejte 11 cmime rresht ne festivalet kombetare. Askush nuk e paragjykoi, cmimin e saj. U largua nje dite, per te mos u kthyer me ne skene, por duke lene pas kujtesen e timbrit te saj dhe te vokalit te jashtezakonshem. Ajo, vete, gjate ketyre 25 viteve te fundit, nuk ka rendur qe te marre lavderime. Vace Zela ka gjetur paqen me talentin e saj. E ka nderuar ate, ashtu si talenti e ka nderuar ate, duke mos e lene kurre ne balte.
Nderimi
I tille nderim do te jete dhe sot ne Pallatin e Kongreseve, kur nen patronazhin e Zonjes se Pare, Teuta Topi, do te zhvillohet nje mbremje "Gala", per nder te kengetares. "Vace Zela, nje grua, nje ze, nje mit", e kane titulluar koncertin organizatoret e saj, qe eshte i pari i ketij lloji kushtuar kengetares dhe qe eshte bere fale Ministrise se Kultures dhe TVSH-se. Jane 15 kenge, te cilat te orkestruara nga Adrian Hila, do te interpretohen nga Qemal Kertusha, Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, Vikena Kamenica, Sidrit Bejleri, Juliana Pasha, Endri dhe Stefi, etj. Disa nga kenget qe do te kendohen jane "Valsi i lumturise", "Naten vone", "Mesnate", "Nenave shqiptare", "Rrjedh ne kenge e ligjerime", "Nuk e fshehim dashurine", "Flake e bore", etj. Nderim per kengetaren do te jete dhe ne faktin qe te gjitha kenget do te jene "live", sipas koordinatores se aktivitetit Alma Hoti. Por, ne Zvicer, ku jeton prej kohesh kengetarja e njohur, ka marre edhe disa dhurata nga ana e Presidentit Shqiptar Bamir Topi dhe bashkeshortja e tij Teuta. Nje prej dhuratave ishte nje mikrofon i lare ne ar, i punuar enkas per pervjetorin. Ne pllakatin e tij shkruhej: "Vace Zeles si nje grua, si nje ze, si nje mit- Nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe Zonja e pare Teuta Topi". Ndersa dhurata e dyte ka qene nje "leter", pergatitur ne forme papirusi dhe e gdhendur ne dru, ku shkruhej: "Perles se muzikes shqiptare nga te gjithe shqiptaret". Thjesht.
Pas Vaces
Por, per gjithe shqiptaret, historia qe vjen pas Vaces nuk eshte me ndonje histori e madhe kengetaresh. Ka pasur nje bum emrash, por shume pak e kane vendosur steken ne lartesite, ku gjendej normalisht Vace Zela. Ne vend te kesaj gjendje, muzika e lehte shqiptare ka vuajtur nje tranzicion te veshtire dhe pershtatjen me kohet e reja. Tekstet, muzika dhe zerat me tonalitetet e munguara kane bere nje kulture, qe e ka zvetenuar shume traditen e muzikes se lehte shqiptare. Ndaj kur permendet emri i Vace Zeles, me shume se nderim per vete kengetaren eshte homazh per vleren e vertete te muzikes shqiptare, qe e ka mbajtur nje perfaqesues si ajo.
Retrospektive
"Vacja ka patur nje vokal te shkelqyer, te qarte, te pastert, te deshiruar per t'u imituar. Kishte nje shtrirje te zerit prej nje oktave deri ne kuinte ('do' natyral ne 're' kaluese). Kjo varej nga trajtimi qe i bente kenges. Ka kenduar ne te gjitha menyrat, kryesisht me ze gjoksi, por (me rralle) dhe me importim (ne notat lart), me ze koke ( i cili eshte me i kthyeshem teknikisht), te cilet i kombinonte me shume inteligjence, cka varej nga materiali muzikor. Kjo i jepte mundesi ta zgjeronte diapazonin. Zeteronte mjete shprehese teknike, qe e conin ne konturime temelosit, me vibrime te shkelqyera te zerit: me glisandot, postamentin, ngjyrimet dhe levizjet kolovature te zerit ku me ndjeshmeri, ne gjysme zeri, e ka perdorur dhe kantilenen ( si shprehje te embelsise se tingullit). Kantilena (nepermjet vibrimeve te ngrohta), si element teknik, e bente kengetaren te degjohej ndjeshem (lehte) ne salle; ajo i vinte per shkak te lidjeve te frazes, linjes vokale etj., me boten shpirterore" (Cituar nga Vace Zela..magjia e kenges shqiptare-shkruar nga As.Prof. Nexhat Agolli).
...
Nuk ka me Vace. Tani ka ne mase kinse kengetare, qe fale studiove moderne te regjistrimit, te duken aq te talentuar. Vajza te bukura, gjysme te zhveshura dhe pseudo. Pafund te tille. Per fat te keq, nuk ka me Vace. Dhe, s'ka talente si Vacja- qe te besonim ne ato pak gjera te mira, qe e kane mbajtur te paprekur cilesine e vleres ne Shqiperi.