Turku ne Greqi, per projektet kulturore
Ne kuader te Presidences Greke te Keshillit te Ministrave te Kultures te vendeve te Evropes Juglindore u zhvillua keto dite takimi i Ministrave te Kultures te ketyre vendeve. Atje ishin te pranishem Ministrat e Kultures te Greqise, Shqiperise, Malit te Zi, Rumanise dhe Serbise, si dhe Zyrtare te larte te Ministrive se Kultures te Turqise, Bosnje-Hercegovines, Kroacise, Austrise (me statutsin e observerit te perhershem), Ambasadori i Maqedonise ne Athine, si dhe perfaqesues te UNESCO-s dhe Keshillit te Evropes.
Ministri Ardian Turku, ne fjalen e tij evidentoi rendesine qe ka ky Keshill ne rajonin e Evropes Jug Lindore ne nje kohe kur disa prej vendeve anetare aspirojne te jene anetare te Bashkimit Evropian. Gjithashtu Turku nenvizoi rendesine qe ka kultura, ruajtja dhe percjella e vlerave kulturore dhe e trashegimise kombetare per Rajonin dhe integrimin e tij Evropian. Turku beri prezent angazhimin e MTKRS ne lidhje me zbatimin e Konventave te UNESCO-s qe lidhen me ruajtjen e trashegimise kulturore materiale dhe imateriale. Ministri i informoi te pranishmit se ne dhjetor 2008, Shqiperia aderoi ne Konventen e UNESCO-s "Per mbrojtjen e trashegimise arkeologjike nenujore (Paris 2001)", duke kontribuar edhe me shume ne mbrojtjen e shfrytezimin racional, shkencor e edukativ te resurseve nenujore. "Ne kete kuader, cdo bashkepunim per kerkime nenujore shkencore dhe pergatitjen e nje muzeu nenujor ne nje hapesire te pershtatshme gjate bregdetit Adriatiko-Jonian do te ishte i mirepritur", - theksoi Turku. Si rrjedhim i mbeshtetjes qe Ministrat e Kultures i kane dhene ne Bukuresht te Rumanise nismes shqiptare per kthimin e shkolles se restaurimit ne Tirane ne nje qender rajonale te kategorise se II-te te UNESCO-s, Turku kerkoi edhe njehere mbeshtetjen e Ministrave te tjere per kete nisme, tani qe kjo qender po mbyll me sukses vitin e dyte te funksionimit te saj.
Promovimi
Ne kuader te Konventes se Diversitetit Kulturor, ministrat pjesemarres u informuan mbi angazhimin e MTKRS ne promovimin nga buxheti i shtetit, te kultures se minoriteteve kombetare dhe etnolinguistike. Nje shembull domethenes eshte mbeshtetja financiare e aktiviteteve kulturore te pakices rome, ne zbatim te nje strategjie per permiresimin e kushteve te jeteses se ketij minoriteti.
Projektet
Si pjese aktive e shume nismave rajonale dhe Evropiane, Shqiperia ka tashme dy projekte te konsoliduara (Pazari i Korces dhe Muzeu i Apolonise), si pjese e Procesit te Lubljanes-Financimi i Rehabilitimit te Trashegimise ne Evropen Juglindore ku mund te thuhet qe ne kete menyre kontribuojme te gjithe per vizibilitetin e rajonit tone neper bote.