E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka në Shqipëri harmoni fetare

Po fetë e ndryshme, që kanë hyrë në Shqipëri me lumenj gjaku, si ishin dhe si janë? Le të kujtojmë se fenë krishtere në Shqipëri e sollën romakët. Kur Pirro Burri i Epirit pushtoi thuajse krejt Romën, ai jo vetëm që nuk bëri asnjë krim, por u largua paqësisht

Nga Ali Eltari (Lapi)

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

      Në rast se ju takon të ndodheni në ndonjë aeroport ndërkombëtar ose në rrugët e qyteteve të Europës me siguri do tu bjerë rasti të shihni grupe turistësh japonez apo izraelitësh. Ata do tu tërheqin menjëherë vëmendjen, se mes tyre ndodhet një person i veçantë, i cili ndihet menjëherë që është udhëheqësi shpirtëror i tyre. Njeriu shpirtëror ka veshje, që të bind për shenjtëri, por edhe një libërth të vogël, që duket sikur ndjell mirëkuptim dhe harmoni. Të tjerët, kureshtar për të parë gjithçka interesante apo për të blerë ndonjë kujtim nga ai qytet europian, i hapin sytë katër. Dhe, sapo diçka u tërheq vëmendjen, shkëputet nga turma dhe nxitojnë të  blejnë atë që u pëlqen ose të fotografojnë me shpejtësi pamjen. Por ky njeri nuk e humb kurrë toruan. Ai nuk hutohet të shohi ku shkon turma, por ndjek vetëm njërin; atë që ndodhet në mes të tyre, njeriun e shenjtëruar, që tërheq edhe vëmendjen e banorëve vendas. Kështu vepron secili prej tyre dhe asnjeri nuk e humbet simiten si Xhaferri në kohën e tij.

     Po me ne shqiptarët, që jetojmë në vendin ku ka harmoni fetare çfarë ndodh? Kur isha një rast në Poloni me dy shokë, kaluan me tren nga Varshava në një qytet të madh në perëndim. Atje lamë atë dhe pyetëm vendasit të merrnin trenin tjetër. Njëri më tha të shkoja me të te stacioni i dytë. Atë kohë i këshillova shokët, të më ndiqnin pas. Mirëpo kur vajta te stacioni i dytë, ata nuk ndodheshin me mua. Kuptohet, u bëra tym. Mu desh të kthehesha përsëri te stacioni i parë dhe të kërkoja shokët, por pa u larguar nga vendi ku u ndamë. Shokët ndërkohë më kërkonin mua dhe silleshin vërdallë si kali në lëmë. Isha tërë ankth, se na duhej të arrinim atë mbrëmje pa tjetër në perëndim të Polonisë, në vendin ku takohen kufijtë ndërmjet Çekisë, Gjermanisë dhe Polonisë. Dita po ikte dhe ne ende nuk po e takoheshim. Kishte kaluar më shumë se një orë, kur i shoh në një qoshe rrugë duke biseduar njëri me tjetrin sikur kishin dalë për shëtitje. Ngjarje të tilla nuk ndodhin kurrë me japonezët apo me izraelitët. Ju do të thoni çlidhje ka kjo me këta popuj me harmoninë fetare. Ju lutem bëhuni pak më i durueshëm, se do tua shpjegoj.

     Në Shqipëri ka disa fe. Asnjëra nga ato nuk është vendase, por të futura nga pushtues të huaj. Ju e dini, se latinët, në fillimet e tyre kishin fenë tonë, atë që perëndimi e quan pagane, por që në të vërtetë ajo quhet pa-gjanë (pa-gjanë, ku fjala gjanë sipas gjuhëtarëve është fjalë e vjetër shqipe që do të thotë baltë). Pra feja jonë e lashtë quhet pa baltë, mbasi vendet ku jetonin Zotët pellazge (shqiptare) qëndronin majë maleve ku gjithçka ishte e pastër, pa baltë.

      Po fetë e ndryshme, që kanë hyrë në Shqipëri me lumenj gjaku, si ishin dhe si janë? Le të kujtojmë se fenë krishtere në Shqipëri e sollën romakët. Kur Pirro Burri i Epirit pushtoi thuajse krejt Romën, ai jo vetëm që nuk bëri asnjë krim, por u largua paqësisht. Edhe ushtarët e zënë rob i lëshoi pa shpërblim, duke u dhënë të kuptojnë romakëve se jetën e njeriut e çmonte dhe vlerësonte si e shenjtë. Është kjo arsye që Kryqi i Kuq ndërkombëtar e ka atë simbol paqeje, ka zbuluar studiuesi i madh shqiptar Dhimitër Pilika. Kur romakët u sulën pa asnjë shkak veç për grabitje, tregojnë historianët romakç, ata e shkatërruan krejtësisht Epirin, vodhën popullsinë vendase duke siguruar tonelata ari, argjendi dhe sende të veçanta me vlera monetare dhe artistike. Rrëmbyen tërë pikturat dhe skulpturat nga muzeumet shumë të pasura të Epirit. Dhe duke mos u kënaqur me ato u vunë zjarrin 70 qyteteve, të mos e merrnin më kurrë veten, nga frika se mos u bëheshin në të ardhme konkurrentë Romës. Dhe të mos u mjaftonin edhe këto, rrëmbyen 150 000 vendas paqësorë dhe i kthyen në skllevër. Kjo ishte vetëm një krim që ata bën në Epir. Disa kohë më vonë do ti shohim përsëri romakët të djegin edhe 173 qytete të tjerë, duke e kthyer Ilirinë në shkretëtirë. Ata dërgonin edhe kohë më kohë ekspedita dhe shkatërronin Dodonën Pellazgjike, qendrën shpirtërore te Ilirisë kryelartë. Ndonëse e sakatosur nga barbaria romake, Perandoresha Iliri, gjente forca dhe e rindërtonte nga gërmadhat qytetin e shenjtë për ti dhënë përsëri shenjtërimin e hershëm. Romakët tanimë kishin përqafuar fenë e re, atë të krishterimit. Përse romakët në fillim e torturuan Jezu Krishtin, e kryqëzuan dhe siç i thonë turqit e bën të vdiste me daramet e më pas e shenjtëruan duke e quajtur Zot? Shumë e thjeshtë. Kur ai ishte gjallë ata nuk mund ta duronin që ky njeri pa baba të sillej si i fuqishëm dhe të kërkonte ti bindeshin si bir zoti. Mirëpo pas pak shekujsh panë te thëniet e tij diçka që u shërbente. Kështu ti bindet zotit në qiell dhe përfaqësuesit të tyre në tokë, që në kohën e Jezusit kuptohej për të. A nuk do të qe e udhës të quheshin përfaqësues të zotit sundimtarët romak? Ata e shfrytëzuan këtë mendim dhe ia përshtatën veten. Kështu prej asaj kohe luftërat u ashpërsuan gjoja në emër të krishterimit, duke vrarë e sakatosur njerëz e kombe.

Njëri nga kombet që lëngoi më shumë ishte Iliria e dërmuar dhe shkrumbëzuar nga barbaritë romake. A duhet shqiptarët ta adhurojnë atë Zot imagjinar, që u solli shkatërrime të pandreqshme? Është kjo arsyeja që shqiptarët asnjëherë nuk e harruan fenë e tyre pa-gjane. Ata harruan shumë nga hollësitë, por jo disa ditë të veçanta të saj si Dita e Verës, nderimin për Zanat e Maleve, Nata e Buzmit etj. Dhe sa herë që u kërkonin ndihmë hyjnive shkonin jo rrallë të vendet e shenjta pa-gjane, në majat e maleve.

      Si jo njerëzore, feja krishtere që në fillimet e saj pësoi plasaritje. Të parët dolën anglezët që krijuan fenë protestane. Duhet të pranojmë se Anglia qe larg gjeografikisht nga Roma, kështu që edhe sundimi i saj atje qe më i dobët. Atje shkatërrimet ishin më të pakta dhe krishterimi nuk arriti të zëvendësojë plotësisht pa-gjanën ilire. Është kjo arsye përse ato protestuan ndaj krishterimit të ri, ndaj u krijua feja e re me shumë elementë pa-gjanë. Edhe sot tek anglezët vazhdon feja jonë pa-gjane dhe fetarët e saj druid ( nga shqipja druid- drutë, nga që shpesh takoheshin në drutë e lisave) vazhdon ende ceremonitë fetare dhe janë tepër të nderuar në Angli.

     Nuk kaluan shumë vite dhe në Ballkan një grup priftërinjsh krijuan degën e re të krishterimit- Ortodoksinë. Është e çuditshme, por grekët, arritjet mijëra vjeçare të pellazgëve, përparime te ngadalshme, por të vazhdueshme i quajtën greke, ndonëse vinin nga vende tepër të prapambetura. Kështu fenë e madhërishme pa-gjane të Dodonës kërkuan ta quanin të tyre. Duhet të theksojmë se nën shembullin e Dodonës Pellazgjike ndërtuan Delfin, duke kopjuar gjithçka prej saj.

Sapo romakët u kapën fort mbas fesë krishtere, grekët e braktisën pa-gjanizmin dhe kopjuan  këtë të fundit, duke e quajtur ortodoksi. Dhe në emër të saj, kur perandoria gjakatare romake u shua, u përpoqën të krijonin perandori të re. Nën shembullin e asaj romake, nisën vrasjet dhe shkatërrimet në zonat përreth. Dhe krimet më të mëdha u bën ndaj Ilirisë, të dërmuar dhe copëtuar nga romakët. Kështu toka ilire u bë arena e luftërave të përgjakshme në emër të ortodoksisë, luftëra që ende në mënyra më të stërholluara, por të pandërprera dhe të fshehta, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Po qe se do të lexosh kronikat mesjetare të priftërinjve perëndimore për bëmat e përgjakshme ortodokse në trojet shqipfolëse do të tronditeshit nga barbaritë e tyre.

     Kur këto lufta shkatërrimtare, që nuk e linin Ilirinë (në atë kohë quhej Arbëri) të merrte veten, vjen nga Lindje një tj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›