E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet me spray në fytyrë biznesmeni, i grabisin 1.5 milionë Lekë

sprayTiranë- Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, pasi persona të panjohur kanë mundur ti marrin një biznesmeni 1.5 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit Qemal Stafa, ku biznesmeni Ciprian Kodheli ishte duke shkuar tek biznesi i tij, por është sulmuar me spray neuro-paralizues dhe grabitësit kanë mundur ti marrin paratë.

Ai kishte në pronësi një biznes farmaceutik, si dhe ishte bashkëaksioner në disa firma ndërtimi.

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›