E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, turistët nga Kosova nuk do gjobiten në Shqipëri dhe anasjelltas

Turistët kosovarë që shkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet nuk do të gjobiten nga policia rrugore për shkelje të lehta. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me turistët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Kosovës me automjetet e tyre.

Kjo është një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes policisë së shtetit dhe asaj të Kosovës nga dy drejtuesit e policisë së të dy vendeve.

Drejtori i Policisë Hysni Burgaj dhe ai i Kosovës Reshat Maliqi kanë vënë theksin për një sezon të siguruar turistik në të dy vendet.

Kështu në të gjitha pikat kufitare me Kosovën punonjësit e policisë së të dyjave vendeve do të bashkëpunojnë që turistët si shqiptarë dhe ata kosovarë të mos kenë probleme apo edhe pengesa gjatë pushimeve në këto dy shtete.

ZERI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›