E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka vend per dinjitetin e njeriut

Nje film i shkurter qe godet nje energji prej makine ne media. Per ters at cast i Gentian Kocit nje ngjarje reale nje vetevrasje denoncohet nga nje ish punetor i medias sot ne rrugen e kinemase


Me 1 tetor 2007 nje i ri dogji veten ne nje park qendror te Tiranes. Te gjitha mediat i transmetuan imazhet. Mbi kete konspekt Gentian Koci punoi Per ters at cast filmi i diplomes ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi. Studimet i mbylli kurse filmi vazhdon rrugen ne festivale nderkombetare kryesisht te nivelit te shkollave dhe akademive te filmit Sofje Tel Aviv Prishtine Durres Mynih Milano Trieste i vleresuar edhe me cmime. Se fundi ne SWIKOS Film Festival ne Bazel Zvicer Jinx in a jiffy Per ters at cast u vleresua me i miri nder 14 pjesemarresit.


Antenna filmi tij paraardhes ishte gjithashtu nje pune studentore skrupuloze.
Per ters at cast eshte nje shenje dalluese per kete faze fillestare regjisoriale te Gentianit sepse ai ka unifikuar perpjekjet pothuajse ne te gjithe elementet ne kete gjini te filmit te shkurter duke arritur te puthise historine me stilin ritmin me montazhin subjektet qe flasin - secili ne nje marredhenie te rreshqitshme me boten e rrethon - me nje larmi zerash dhe aktoresh dhe se fundi ndjeshmerine me vetedijen.
Me siguri qe keto parametra artistike nuk do arriheshin pa vetedijen mbi dy fenomene sa lokale aq edhe globale vetevrasja dhe dehumanizimi i etikes ne boten e informacionit dhe teknologjive te imazhit.


fare dialogu hap filmi ne festivalet ku eshte shfaqur ne vendet me realitete te ngjashme si Shqiperia sociale ekonomike po edhe te ndryshem prej saj.
Nje element qe terheq vemendjen dhe i perket nje teme universale eshte media. Une mbaj nje qendrim ndaj medias dhe shoqerise shqiptare. Media e ka kthyer publikun ne spektator pa subjekt dhe ndjeshmeri.
Filmi bazohet ne nje realitet nje i ri ne nje gjendje disi depresive ka djegur veten te gjalle ne Parkun Rinia. Ngjarja eshte regjistruar me celular nga nje deshmitar ne vendngjarje dhe eshte transmetuar ne gjithe celularet e Tiranes si dicka e cuditshme nderkohe media e ka transmetuar si lajmin e pare te dites ne edicionin e shtate e gjysmes. Familjaret e kane pare si spektatore dhe ne dhjete e gjysme kane marre vesh qe eshte djali i tyre.


Pyes si eshte e mundur qe ndersa nje njeri kryen nje akt fatal dikush nxjerr celularin nga xhepi e xhiron dhe e shperndan ngjarjen si dicka te cuditshme. Si eshte e mundur qe media te beje te njejten gje te na ktheje ne publikun ne spektator te na beje bashkepunetor qe ashtu si ajo te nxjerrim kameren tone pra celularin dhe te xhirojme dicka qe seshte as estetike per ta pare.
Ne Mynih filmi ka ngjallur diskutime mbi kete thelb Si eshte e mundur te xhirohet dhe te transmetohet Nga vjen ky guxim
Pastaj them se jane edhe elementet filmike ku ndalet diskutimi. Ideja e skenarit eshte imja por e kemi shkruar bashke me Bora Yllin kamera eshte e Aranit Gjonbalaj muzika e Mardit Lleshit.


Historia eshte ajo te cilen ti nuk e tregon dhe nuk merresh me background-in e saj. Kjo mungese informacioni kjo siperfaqe ajsbergu krijon nje tendosje te skajshme. fare mban parasysh skenaristi regjisori ne nje rast si ky te tregosh per dicka qe nuk duhet te shfaqet.
Skena e djegies nuk jepet. Qe ne fillim vendosem per kete sepse perndryshe do te beja ate qe kane bere televizionet. Ketu eshte ndarja e filmit nga televizioni. Mungesa e asaj skene per te cilen flitet gjithe kohen krijon nje lloj suspanse d.m.th une krijoj nje loje me publikun. Ai do ta shohe kete video vetem ne fund fare kur nepermjet titrave merr vesh se cila ka qene ngjarja e vertete. Qellimi ka qene ky ne momentin qe publiku lexon per cfare behet fjale ai do ti rikthehet filmit do ta pertype dhe ne njefare menyre do te thote ej po cfare videoje donit te shikonit.


E pastaj le te nxjerre ato nenshtresat e mia si autor.
I kam qendruar besnik ngjarjes edhe pse filmi eshte fiction disi ne natyren e dokumentarit. Kam dashur ti mbetem besnik menyres se si njerezit e kane komunikuar ate video me ate lloj ftohtesie dhe nuk kane diskutuar fare per personazhin e saj per dramen qe ai ka pasur per historine e tij pse njeriu shkon deri ne kete pike. Ne jetojme ne nje shoqeri me tranzicion te skajshem kemi njezet vjet akumulojme stres pa fund. Ne nje moment te caktuar ne vete mund te jemi personazhe ne situata te skajshme. Kete e harrojme. Pastaj eshte media nje pjese e saj jo e gjithe media raporti qe ajo nderton me realitetin.


Titulli thote se po te mos ishte dikush duke regjistruar ngjarja nuk do ekzistonte.
Ky film nuk do ekzistonte kjo ngjarje nuk do ekzistonte. Per ters at cast eshte nje ironi jo vetem per kete video por per tipin e imazhit te dhunes qe riprodhon media. Kronikat jane te mbushura me lajme per vetevrasjet qe nuk kane etike. E thashe pak me lart qe nuk jane as imazhe estetike per tu transmetuar.


Familja e ka pare kete film
Nuk e di nuk jam marre me kete gje. Ne kohen qe beja kerkime per kete histori lexoja disa artikuj ku familjaret thoshin I bejme thirrje qofte medias qofte njerezve te mos e transmetojne ate video. shte nje drame shume e madhe per ne.


Ne gjuhen e medias per vetevrasjet vihen re dy fjale kyce qe tregojne kulture te ulet profesionale por edhe humane per probleme te natyres njerezore dhe zgjidhjet qe njerezit gjejne qofte edhe kur asgjesojne veten. Ne kronika perdoret fjala viktime per personin nje krijese pasive tashme qe nuk ekziston me veteflijim per aktin qe ngjan si nje kurore me lule fabrike e te gjalleve.

Mendoj se filmi ngre kete shqetesim. Nuk e di pse ai njeri ka bere ate akt por une e shoh si proteste. Me ka bere pershtypje qe videoja per te cilen po flasim transmetohej edhe kater dite me mbrapa. Gazetaret aludonin per motive dashurie per ceshtje ekonomike per probleme mendore. Askush nuk u mor me njeriun. Nuk kam pare emisione ku psikologet dhe profesionistet ti bejne nje analize me te thelle fenomenit.


Ti i njeh ato mjedise ku prodhohet lajmi. Gjithkush do thoshte se po kryen detyren.
Nuk e di. Di qe mungon etika. Ne nuk e pyesim njeriun qe iken a do ky njeri te dale ne media Ai ben aktin por nuk ka mundesi te mbrohet. Ndoshta do donte qe askush te mos merret me te. Ai eshte i pafuqishem te flase. Keshtu qe kush na e jep te drejten ne te flasim dhe ta transmetojme me te madhe ne emer te kryerjes se detyres.
Ky film fillon me skenen ku disa gazetare marrin vesh lajmin dhe nisen ne gjurmim te imazhit. Keto jane skena qe i njoh nje grup xhirimi prej tri vetash gazetarja operatori dhe shoferi qe fluturojne si te cmendur per te kapur kete imazhin.
Nga pervoja ime ne TV kujtoj rastin e vrasje brenda familjes. shte historia e babait qe vrau vajzen sic thuhej ngaqe u kthye vone ne shtepi. Kjo histori u mbajt gjate ne media. Duhej te merrja imazhe per TV ku punoja. Ishte e pamundur te depertoje ne shtepine e tyre. Na thane kemi respekt per ju por nese tentoni te hyni e te xhironi i keni punet keq me ne. Nderkohe gazetarja tentoi une i thashe nuk mundem.


fare veshtiresish ka pasur realizimi u filmit
Sic ka titullin per ters me kane ecur gjithe gjerat e duke xhiruar. Ne Marubi policia kishte konflikt fizik me studentet pikerisht kur duhet te xhiroja. Filmi ka skena masive ka shume vende xhirimi ka shume aktore te cilet nuk jane paguar. Filmi eshte realizuar me buxhet zero. Koha ska mbajtur fare binte shi kane qene edhe mitingjet politike. E kisha te pamundur te xhiroja ne eksterier sepse ne mikrofon vinin zhurmat e turmes dhe te lidereve qe benin propagande.


Ky eshte filmi im i diplomes eshte bere me studentet e shkolles. Pajisjet jane te shkolles. Une jam diplomuar per regji dege te dyte kisha zgjedhur skenarin.
Doja te beja nje film ndryshe nga Antena pa nje strukture klasike te skenarit pa nje personazh kryesor pa nje akt te pare te dyte te trete. Pavaresisht se per mua personazh kryesor ne mungese eshte ai i riu sepse askush nuk u mor me te as sot askush nuk ben nje analize pse ndodhin kaq shume vetevrasje ne Shqiperi pse kemi shkuar deri ne kete pike dhe a kane nevoje keta njerez qe te mos shkojne deri ketu por te kene nje perkrahje perpara se te shkojne ne kete pike.
Nga ana tjeter per mua ishte nje prove a jam ne gjendje te punoj me skena masive me shume personazhe te mbaj nje produksion akoma me te madh.


Ruajtjen e balances e ndjeshmerise humane dhe pretendimeve te tua estetike e permbush ky film.
Mendoj qe njeriu eshte universal e brendshmja e njeriut eshte universale. Njeriu eshte filmi. Ne barrieren per te shkuar tek ai nuk e kemi kaluar. Jemi mesuar ta trajtojme se jashtmi problemet e tij pa depertuar te ai.
Me sa duket keto vite ne departamentin e informacionit e kaluara ime qofte ne rini apo ne femini me kane bere qe te mendohem per dinjitetin e njeriut.


Ke filluar pune edhe per nje skenar te gjate
Po punoj me Tomas Logorecin dhe Iris Elezin. Ne qender eshte dinjiteti i njeriut i perzier me kete tranzicion tone te cuditshem qe nuk po kalon dhe ska per te kaluar.
shte nje sfide sepse si natyre jam i pritur ndaj temave te veshtira qofte per ti trajtuar ne skenar qofte nga ana e produksionit. Shpresoj ta mbaroj ne shkurt. Levizja e ketij filmi te fundit ne festivale me ka ndihmuar te krijoj kontakte te mira. Edhe emri ka filluar te qarkulloje. Bota e filmit sa e madhe duket aq e vogel eshte.


QKK ka hapur nje konkurs per dokumentare mbi tri tema Skenderbeu Vellezerit Manaki dhe eksodi. Ti per cilen do guxoje
Figurat historike jane te rendesishme por une te tranzicioni e gjej veten. Skenari qe kam ne dore e ka brenda kete dokumentar qe flitet. Sepse une kam qene pjese e nje ngjarje te ketij lloji.


Menyra se si na kane hequr kufijte kjo me duket se eshte nje nga me interesantet. Tema e eksodit me duket iniciative e mire. Teme e madhe kerkon impenjim te madh germim ne arkiva imazhe reale nuk di xhirime a ka pastaj kerkon inskenime a mund ti realizosh dot etj. Nese do te behet nje dokumentar vetem me nje narrator qe tregon historine per mua do jete deshtim.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›