Artisti e shkrimtari vecanerisht ne rrugen e krijimit per popull
Shum shoke qe folen ne keto seanca te mbledhjes sone tue fillue prej referatit te shokut Shevqet Musaraj dhe tue vijue ne diskutime prej Zotit Cipo te Zoti Xhuvani vune ne dukje randesine qe ka nartin tone letrar visari popullor. As nuk do ti perseris une vrejtjet e drejta te tyne sepse jane ato qe tashma jane bame objekt diskutimesh ne cdo bisede me karakter letrar. Une vetem due te prek nje cashtje si te thuesh metodike ne kete fushe mbasi ketu jemi mbledhe pervec tjerash edhe per te shtrue - e sidomos per te shtrue - probleme per nje pune te matejshme e ma te frytshme. Diskutimin tem te shkurte prandej do ta peshtes ne keto kater pika 1 Kontakti me visarin popullor 2 interpretim i drejte i tij 3 pune mbi bazat popullore 4 per krijimin e matjeshem artistik mbi keto baza.
As nuk e kam menden as nuk asht ketu rastit te baj nje analize te hollesishme. E aqe ma pak se kam kurrkund mendembushjen ti kemi kontribut me fjalen teme per nje pune te matejshme ne kete fushe.
1.Kontakti me visarin popullor ndash Ndoshta ne rrugen tone artistike na e kemi qite ne harrese ndonje here se kontakti i pare qe kemi pase me jete e me boten qe na rrethon ka qene kontakti me popull e me artin popullor vecanerisht. Aty ne dhome ku nana me kujdes krijoi qetesine dhe na perkundi ne djepin qe punetori gdheni me kujdes na tingulluen se pari ato kange qe vec zemra e popullit din me krijue per bijt e vet dhe dashunija amenore din me zgjedhe per ne. Ne pushtimin tone jetuem me fatosat e atyne kangeve dhe e anderruem vehten te rritun burra tue shkelqye si qene urimet e nanes. Pastaj dolem noborret dhe ne rruget e fshatevet dhe te qytetevet tona e kudo ne lodrat e ne punet e para tona na rrethoi visari i artit popullor dhe me art shpirti i tij na treguen prralla na mesuen lodra na thane bijt e kujt jemi na moren nder dasma e nder morte nder gezime e nder hidhenime dhe nxume si gezohet per te mira si qahet dhe si urrehet e keqja. Mbasandej morem librat morem libra dhe kulturna gjithnduersh dhe kur kthyeme ne shtepi tone na u duke se ka dy gjuhe e dy jete per ne nje te familjes dhe nje te kultures. Mbasandej hyme ne boten e artit dhe pame se art e kulture per nanat e motrat tona per femijet e per gjindjen tone vetem ne nje gjuhe mund dhe duheshin bame me gjuhen e popullit.
Por a e zbatuem drejt kete Po edhe jo. Po pse ja ndime nevojen edhe u orvatem jo pse nuk e gjetem rrugen as nuk i patem mundesite. Kur peves na u dha guxim te ja kushtojshim nje pjese te mire te punes sone artit popullor Naimi i pari dhe te tejre qe ishin peshtete ne bazat e gjuhes popullore ne boten estetike nxjeshin vend te lanun. Cprespektiva mund te kishte per nje lavrues te gjuhes per nje artist qe donte me ja kushtue jeten e vet visarit popullor kur ne te kater anet bihesh tek ne ideja e suazavet imperialiste U desht nje dicka tjeter qe ta qitete ne drite vleren e visarit popullor. U desh lufta nacionalclirimtare qe na tregoi cka asht I zoti me krye populli u desht drita e popujvet sovjetike qe fjalen e pare e te fundit e kane per te drejtat e jetes se te gjithe popujve qe te na celen syte me pame qarte se cka mund te kryejme edhe na artistat bashke me popullin. Kontaktin me popullin sot me udheheqjen e partise e kemi ne cdo fushe e patem ne lufte e kemi ne ndertimin e vendit. Kjo u vu ne dukje nga referati dhe nga diskutimet. Kontaktin me visarin e artit popullor e kemi te qarte vetem tani ne Republiken Popullore tone kush heci me popullin ne lufte dhe fitoi kush hece me popullin ne pune dhe nderton ai asht i sigurte se tue hece me artin popullor krijon drejte.
2. Interpretim i drejte i artit popullor - Nuk asht e vertete se arti popullor ne te kaluemen ka shprehe vetem vuajtjen dhe mjerimin ku popullin e kishin katandise hallet e shumta qe i kishin rane mbi krye. Edhe kur ka qame per vuajtje artisti populllor ka leshue noten romantike per nje jete tjeter ma te mire. Edhe kur ne valet krruset i shtypun nga begu zjarr e flake i dalin nga syte dhe i gjithe trupi I krrusun nuk asht shenj perulje por pozite per te leshue hovin e kryengritjes. Kur ka gezue ka pame bukurite qe falin puna edhe momenti ne te cilin ndrite rrezja e nje lirije. Dhe per kete gjuha ka krijue frazat e pamort te kangevet epike e pleqerishte te vallevet e te kangevet te dashunise per kete muzika ka krijue jonet e rebeljonit ne mes shtypjes dhe drithmat e dishiravet qe anderrojshin realizmin per kete ne kostumet e vashavet fjerake- sa per te sjelle vetem nje shembell ndash dora e fshatarkes ka riprodhuar motivet plot drite e ngjyra te natyres dhe te grunit te Muzeqes tatij gruni qe begu jau hoqi goje per qe smund jau hoqi nga shpirti e nga trupi sepse asht fryt i djerses se tyne. Keshtu me duket se duhet interpretue arti popullor ne pergjithesi e per ne gjuha popullore vecanerisht.
3. Pune mbi bazat popullore - Nuk pat as nuk ka manifestim qe ka interesue jeten e popullit tone e qe ky mos ta kete percjelle me art. Te ju permendi tashti prodhimin artistic me te cilin populli jone e shoqnoi Luften Nacionalclirimtare ose ate me te cilin e shoqnon sot ndertimin e vendit mprojtjen e kufijvet etj. Sasht nevoja se kete po e jetojme. Na shkrimtare shka duhet te bajme tjeter pervec se me e pasunue me visarin popullor si thame Me interesimin tone na do ta ndjekim kete prodhim qe hecen para gjithnje dhe me organizime te ndryshme duhet ta inkrementojme.
Festivali I madh folkloristik qe me interesimin e Partise dhe per urdhnese te qeverise u zhvillue ne shtatorin e kaluem qe nje nxitje e mire per punen krijojse tartit popullor nxitje per masat qe shohin sa cmohet jeta e tyne. Grupet folkloristike u nisen nga kryeqyteti tue thane Rradhen tjeter do te vijme ma te pergatitun cka don me thane se arti popullor nuk numron ne vend cka do me thane se me cdo nje maj na do te kemi rastin me admirue rrugen qe arti popullor ndjek ne zhvillimin e vet.
Artistat popullore te ndihmuem keso dore e dhane premtimin e vet dhe tashma jemi mesue te jemi te sigurte se cka premton populli e mban.
Duhen edhe tjera forma organizative ne kete drejtim. Edhe Lidhjes sone besoj se duhet ti bije nje barre e tille edhe na si letrare e si artiste duhet te japim kontribut. Na per vehte duhet ti pervishemi punes per te bame tonat visaret artistike popullore ashtu qe ne shkrimet e nartet tona ti sherbejme mire popullit e vendit tone.
4. Per krijimin e matjeshem artistik - Artisti e shkrimtari vecanerisht ne rrugen e krijimit per popull duhet te kete kujdes me i edukue masat me prodhime sa ma artistike por qe te qendrojne ne baza te shendosha popullore.
Populli jone ka dhene dhe po jep prova se sa mire asht vume per rruge te shijes artistike ashtu si ne pune.
Sallat e theatrove te koncertevet te filmavet mbushen plot e perplot nder sheshet ku vendoset kori ose banda muzikore ske si kalon neper popull qe i ka mbushe. Indeks i mire dhe i sigurt per suksesin e nje vepre letrare do te jete kur populli ta pelqeje tue thane Kjo ka aromen e vendit tem. Kush nuk don me mbete mbrapa mbi keto bazado te punoje. Asht forma nacionale per nje mbrendi internacionale.
Nje fluks e rifluks i vazhdueshem duhet te kaloje ndermjet artistit dhe popullit. Porsa arti te kete bame nje hap perpara duhet te ndalet me u shikue ne gurren prej kah u nis dhe me te cilen e ban rrugen do te pasqyrohet ne te do te ja shtoje kapacitetin dhe do te vijoje rrugen e perparimit. Kesht gurra-nane te pasunue dhe tue u pasunue vazhdimisht do te bahet lum e do te derdhet ne detin e artit botnor si shoqet e tjera.