Xhufi Takimi i Ramizi Alise me Micotaqis per ceshtjen came

Historiani rrefen negociatat e deshtuara te shtetit shqiptar kundrejt Greqise. Emerimi i Janullatosit ne krye te kishes ortodokse takimet Micotaqis-Meksi dhe harresa e ceshtjes se pronave te cameve
Historiani Pellumb Xhufi ka kundershtuar dje sjelljen e shtetit shqiptar ndaj Greqise duke pohuar se ne kete menyre po krijojme cdo dite e me shume ndjenjen e inferioritetit. Duke cilesuar politiken si fajtoren per kete situate te krijuar Xhufi ka vene gishtin sa tek e majta aq edhe tek e djathta duke ndare pergjegjesite konkrete te gjithseciles parti. Historiani ka kundershtuar menyren se si Janullatos eshte zgjedhur ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare si dhe ka prezantuar dokumente qe tregojne se politikani i vetem shqiptar qe ka i prezantuar ceshtjen came Athines zyrtare eshte Ramiz Alia.
Gabimet e renda te politikes shqiptare si mbajtja ndezur e nje klime konfliktuale politike te brendshme marreveshja politike PS-PASOK promovimi politik bipartizan i perfaqesuesve ekstremiste te minoritetit grek si Dule dhe Bollano vjedhja e zgjedhjeve te vitit 1996 piramidat mashtruese dhe korruptimi galopant i politikaneve e forcuan aftesine e Athines per te nderhyre ne agjendat e brendshme e te jashtme te shtetit shqiptar - tha Xhufi duke fajesuar politikanet. Ai keshilloi politiken qe te vendose ceshtjen came si prioritetin kryesor ne raportet me Greqine dhe jo te rinegocioje paktin detar.
Aktualisht mbetet paresore rikthimi i agjendes shqiptare ne raport me Greqine dhe para se gjithash i agjendes came. Fuqizimi i zerit te cameve ne skenen politike shqiptare permes perfaqesimit te tyre ne Kuvend i ka hapur asaj nje perspektive te madhe dhe e ka thyer heshtjen me te cilen pushtetaret e pandergjegjshem dhe te korruptuar u perpoqen ta mbysnin - u shpreh historiani Xhufi gjate punimeve te konferences.
Ne vijim te fjales se tij politikani tha se ceshtja e cameve iu paraqit zyrtarisht pales greke vetem nga ish-udheheqesi i fundit komunist Presidenti Ramiz Alia gjate takimit te tij ne Tirane me kryeministrin grek Konstantin Micotaqis me 13 janar 1991. Rikthimi i ceshtjes came nga drejtuesi i fundit komunist i detyrohet presionit qe pas ardhjes se pluralizmit kishte filluar te ushtronte vete komuniteti cam dhe organizata e tij ameria mbi institucionet shqiptare. Ne ate bisede ish-presidenti Alia shtroi dy problemet themelore te ceshtjes came qe perfaqesonin dhe dy nivelet e zgjidhjes se atij problemi kthimin e cameve ne trojet e tyre dhe problemin e kthimit te pronave - theksoi Xhufi.
Sipas tij ne takimin e pare te komisionit dypalesh shqiptaro-grek qe u mbajt ne Sarande me 9 prill 1993 pala greke la te hapur mundesine per shqyrtimin ne menyre institucionale te problemit te pasurise se komunitetit cam. Per fat te keq ky argument nuk u ngacmua me nga pala shqiptare dhe ceshtja e pronave u permend dhe ndonjehere tjeter por vetem kaq. Me 3 maj 1993 kryeministri Micotaqis erdhi perseri ne Tirane ku takoi kryeministrin e pare demokrat Aleksander Meksin ku pas debatit te shurdher me Ramiz Aline me 1991 greket kishin korrur fitoret e para ne marredheniet me fqinjin e dobet duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH - tha Xhufi.
Per historianin Pellumb Xhifi pala shqiptare edhe pse rishtroi me force ceshtjen came ne tre komponentet e saj si lejimin e qytetareve shqiptare nga ameria qe te vizitonin vendin e tyre kthimin e pronave dhe rikthimin e cameve ne trojet e tyre do te terhiqej shpejt nga kjo perplasje. Gjate viteve te tranzicionit sipas studiuesit Xhufi qeverite nuk iu pergjigjen agresivitetit grek ndryshe nga sa kishin vepruar qeverite shqiptare ne vitet 20-30 te shekullit 20. Qeverite shqiptare iu pergjigjen pales greke duke e tkurrur problemin e minoritetit cam thjesht ne marredhenie bilaterale dhe jo duke sensibilizuar opinionin e jashtem - theksoi Xhufi
Pjese nga debati mes Ramiz Alise dhe Kostas Micotaqis ne vitin 1991
Ramizi-Micotaqisit Ju vrate 30 mije came
Po per kthimin e cameve cdo te bejme - e nderpreu gjithashtu me arrogance Alia monologun e kryeministrit grek. Dhe vazhdoi Kemi 100 e ca kerkesa nga familje came qe duan te kthehen ne tokat e tyre por atyre nuk u jepet vize. Ne kete menyre te befte hyri ceshtja came ne nje takim te nivelit me te larte shqiptaro-grek. Debati per te u kthye ne nje nga ceshtjet kryesore dhe sic duket nga procesverbali Alia duhet te kete dale fitues ne ate debat. Ne nje moment te caktuar Micotaqis e humbi dhe pohoi se problemi i minoritareve greke eshte i ndryshem nga ai i cameve pasi keta u larguan vete nga Greqia si bashkepunetore te nazisteve.
E pastaj shtoi ai ata nuk ishin greke ishin te nje kombesie tjeter. Kete moment e kapi si duhet Alia i cili nga pozitat e nje mbrojtesi te te drejtave te njeriut ia kthen Micotaqit Keshtu pra ata qe i perkasin nje kombesie tjeter ju i perziekeni Nje tjeter moment kulmor i ketij takimi emblematik eshte dhe ai qe ndoqi pretendimin tjeter te Micotaqit ate te njohjes si greke te atyre fshatrave qe sipas tij deshironin te ishin te tille dhe hapjen aty te kishave e te shkollave greke. Alia iu pergjigj prere edhe kesaj radhe se ceshtja e kombesise nuk eshte ceshtje e zgjedhjes personale por ceshtje e historise gjuhes kultures jo kushdo qe i thote vetes grek eshte ne te vertete grek.
Pastaj shtoi Alia si mund te me flisni mua per nje fshat qe na kerkuaka te quhet grek ju qe me nje fjale tuajen ketu shuajtet 30 mije njerez duke i quajtur bashkepunetore te gjermaneve bashke me pleq e femije Sic e pohon indirekt Alia ky rikthim i ceshtjes came madje nepermjet drejtuesit te fundit komunist te Shqiperise i detyrohej presionit qe tashme pas ardhjes se pluralizmit kishte filluar te ushtronte vete komuniteti cam dhe organizata e tij ameria mbi institucionet shqiptare. Ne ate bisede Alia i shtroi te dy problemet themelore te ceshtjes came qe perfaqesonin edhe dy nivelet e zgjidhjes se saj problemin e kthimit te pronave dhe ate te rikthimit te tyre ne trojet e veta.