A kanë sens fjalët të ardhur dhe vendas në kryeqytet?
Shpesh, për arsye të ndryshme, kryeqytetasit klasifikohen në “zot shtëpie” dhe “të ardhur”, jo rralle të ardhurit i quajnë “çeçenë”. A është ky një klasifikim i drejte? Kryeqyteti është zemra, apo siç thuhet -koka (capital-i) i një vendi, ai është zemra ku qarkullon i gjithe gjaku i një kombi.
Zgjedhja e Tiranes kryeqendër, nuk është merite vetem e ish-tiranasve, por e gjithe mendjeve të ndritura të Kombit Shqiptar. Ish-tiranasit (madje të paret e tyre) duhen respektuar për zgjuarsinë që zune një vend strategjik, me perspektive mbarëkombëtare dhe vete përcaktimi i Tiranes -Kryeqendër, i shumëfishoi vlerat e pronave të tyre, gje që s’ka nevoje për komente.
Zgjedhja e Tiranes kryeqendër ishte një nje gjetje shume e goditur sepse Tirana është relativisht në mese të bashkësisë etnike të kombit, është afer detit dhe afer malit. Është e natyrshme dhe e logjikshme që Tirana si kryeqytet, do grumbullonte në vetvete ata që thotë Viktor Hygoi kur i jep përgjigje se ç’janë kryeqytetet: vendet që mbledhin “mendjet me të ndritura të kombit”, dhe jo vetëm keta.
Sot kryeqytet e gjithe shteteve po marrin shifra marramendëse popullimi. Është një tendence e kohës. Është në vetë kuptimin e fjalës kryeqytet, ardhja e vazhdueshme e banorëve të rinj. Prandaj klasifikimi i kryeqytetaseve në “zot shtëpie” dhe “të ardhur” nuk na duket i drejte dhe bashkëkohor. Po…, një gje na duket e drejte, madje shume e drejte: Ata që kanë ardhur dhe që do vijnë akoma, nuk kanë të drejte të abuzojnë me të drejtat e atyre që kanë gjetur e do gjejnë në Tirane! Dhe anasjelltas.