E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Kryeministrit dhe plaka e dënuar 9 vjet për hashash

Lexova në “Shekulli” rastin e asaj të moshuarës 92-vjeçare që “drejtësia” jonë e kishte dënuar me 9 vjet për kultivim droge. A janë në vete këta prokurorë e gjykatës apo jo?

Kjo mendoj se është një budallallëk dhe paburrëri ekstreme nga organet e drejtësisë shqiptare që arrin të dënojë një plakë të moshës 92-vjeçare me 9 vjet burg dhe bosat e droges lirohen nga drejtësia se janë të pafajshem. Ajo lokja e shkretë mezi i pin ilaçet e tensionit, këta “burrat” tanë të drejtësisë i paskan dhënë një mësim të mirë, kështu?

Arrestoni Saliun, n.q.se ka prokuror me tope! Nuk u vjen turp, në gjithë boten ka ligje dhe respekt për moshën e thyer! Arrestoni djalin e Saliut që është implikuar me drogën e shoferit të Ambasadës në Rome? Arrestoni ministrin e Gërdecit! Mos arrestoni pensionistët dhe rininë që merren me droge, sepse pensioni nuk mjafton as për të blere buken e gojes.

Kjo e Sali Gërdecit është demokracia me e shemtuar dhe korruptuar në Evropë. Zotni Sali trimi, po t’i lësh njerëzit të ngordhin për bukë, edhe fëmijët në maternitet do mbjellin drogë, që ta dish!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›