E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimi im, pse nuk dëgjojmë shpesh shprehjet e mirësjelljes

Ju falënderoj për shkrimin mbi mungesën e fjalëve të mirësjelljes. Në anglisht ndryshon ”excuse me” me “I`m sorry” siç edhe në italisht “perdonami” me “scusatemi”. Ndersa dy variantet e para, si në anglisht edhe në italisht, janë me thelbësore dhe bëjnë çlirimin nga faji, të dytat japin elementin e tolerances dhe të mirëkuptimit.

Nuk desha të tregoj shtjellim gjuhesor pasi të gjithe shkruesit ketu, i njohin keto, por kisha idenë se perdorimi i shprehjes “Më fal!” është ai që përdorej në objektet fetare ose të kultit dhe jo si fjale e perdorimit masiv nder bashkëbisedues, ose edhe shkembyes malli. Merrem me “me fal” sepse prej asaj edhe rrjedhin me pas Faleminderit dhe të Lutem.

Jam dakord që bota perëndimore ka elementin kristian që trashëgon dhe i jep gjerësi ketyre shprehjeve. Por po ashtu është shpesh edhe e përdorimit të rëndomte, aq sa është edhe besimi kristian sot, atje.

Tek ne qëndron ajo që thote prof.Dragoti për familjen patriarkale. Une do të shtoja edhe bajraktarizmin dhe jeten në bashkësi të veçuara të cilat jetonin ndërmjet luginave të lumenjve të ndare prej maleve të larta.

Kryelartësia bente që tjetrin ta nderoje duke ulur koken, por jo t’i thoje fjale të cilat perdoreshin në kishe dhe xhami.

Duke qene që keto shprehje qene neologjizma nuk arritën të zene vend mire, nder ne në Shqiperi, sepse ndërkohë, erdhi edhe turbullira e madhe të cilen une e kam thene edhe në raste të tjera “Epoka e Depresionit të madh” ku: krimineli u be manipulatori i gjykatës, gënjeshtari dhe mashtruesi me i mire u be deputet ose kryetar qeverie, vjedhësi i pasurisë publike njeriu me i zote, kontrabandisti dhe shperndaresi i droges u be pasaniku me jete komfortejbell, ai që thotë në TV se po zbulon “ajsberg” për korrupsionin, nderton vete ajsberg korrupsioni, etj. Ndaj është e vështirë të dëgjojmë më shpesh shprehjet “me fal”, “te lutem”, “faleminderit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›