Asgjesohet parcela me kanabis, pranga kultivuesit
Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës pas informacioneve operative dhe një pune kërkimore ka arritur të evidentojë e më pas të asgjesojë një parcelë me kanabis. Vetëm pas kësaj ka vënë në pranga edhe autorin e kultivimit të bimës narkotike.
Sipas burimeve të policisë parcela me bimë narkotike ishte në afërsi të “Fidanishtes” në fshatin Mashkullorë, rreth 300 metra poshtë rrugës nacionale Gjirokastër-Subash.
“Si rezulatat i këtij kontrolli u bë e mundur evidentimi i një parcele të hapur rishtas për të mbjellë bimë narkotike, në mes të pemëve të larta”- thanë burimet policore.
Në këtë parcelë u evidentuan 40 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të cilat varionin nga 180 centimetra deri në 290 centimetra të larta.
Bimët janë asgjesuar me anë të djegies ku disa prej tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Nga provat materiale të sekuestruara në vendngjarje si dhe informacionet e marra më parë në rrugë operative u bë emundur indentifikimi dhe ndalimi i një shtetasi si autor i dyshuar për këtë vepër penale dhe konkretisht:
“Në pranga u vu Kristofor Duli, i datëlindjes 1950, lindurnë fshatin Mashkullorë dhe banues në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër”- thanë të njëjtat burime, duke shtuar se
materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.