A mos duhet të flasim për dobinë e rrugëve, sidomos për Rrugën e Kombit?
Katër vite më parë, shqiptarët do të udhëtonin përmes Rrugës së Kombit. Ashtu e pambyllur mirë, mes një tuneli të papërfunduar, do të shijonin të parën rrugë të kësaj kategorie në Shqipërie.
Në atë kohë, kryeministri Sali Berisha do fliste për një rrugë që sjell miliona euro të ardhura në vit, për një mrekulli që do i japë frymëmarrje ekonomike sidomos Kukësit.
Por katër vite më pas, kryeministri nuk e zë më në gojë suksesin ekonomik të Rrugës së Kombit. Marrëdhëniet ekonomike me Kosovën nuk është se kanë ndryshuar shumë dhe në kujtesë më shumë ka ngelur përplasja mes dy vendeve për disa prodhime të bllokuara reciprokisht.
Por a ka sjellë kjo rrugë zhvillim?
Ilir Meta deklaroi në Sarandë se Kukësi, që do njihte mrekullinë ekonomike, që do shijonte punësimin e favoret e saj, vetëm sa është varfëruar.
Unë dua tiu jap një fakt, i cili është shumë tronditës lidhur me Rrugën e Kombit, e cila u inaugurua katër vjet më parë. Sot në qytetin e Kukësit në raport me 4 vjet më parë kur u inaugurua kjo rrugë, e cila duhej të sillte një progres të jashtëzakonshëm ekonomik dhe social për këtë qytet, sepse nga 7 orë që bëhej Tiranë-Kukës falë kësaj rruge distanca u shkurtua në një orë e gjysmë, mund tiu them se numri i familjeve që jetojnë me asistencë sociale gati është dyfishuar. Dy mijë familje në qytetin e Kukësit jetojnë me një asistencë sociale prej rreth 30-40 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të thotë se rrugët vërtetë janë një progres, por janë të tilla kur mbështeten me politika konkrete në funksion të rritjes së punësimit dhe të zhvillimit të ekonomisë lokale nga një qeverie e përgjegjshme dhe e kujdesshme, tha Meta.
Një e dhënë e frikshme, që flet vetë./ep