Nisma e re e Berishës: Përshëndesni sa më shumë njëri- tjetrin me dy gishtat lart
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në krah të kryebashkiakut Lulzim Basha për të inauguruar përfundimin e bulevardit Petro Nini Luarasi tek Njësia Bashkiake Nr.2 në Tiranë.
Lulzim Basha tha se Bashkia e Tiranës po qëndron larg frymës politike (!).
Bulevardi Petro Nini Luarasi dhe disa rrugë të tjera prej dhjetëra vitesh dergjeshin në kushte të papranueshme. Sot kanë përfunduar punimet me besimin që keni tek bashkia e Tiranës, e cila qëndron larg frymës politike, larg luftës politike që i kushtoi banorëve rrugën e pashtruar ne mundëm të realizojmë këtë vepër. Në partneritet me qeverinë Berisha do bëjmë të mundur nisjen e rikualifikimit urban për shumë rrugë të tjera në Tiranë.
Kryeministri shpalli edhe një nismë të re, duke u bërë thirrje demokratëve që të përshëndesin sa më shumë njëri- tjetrin me dy gishtat lart.
Ftoj demokratët që këto dhjetë ditë të përshëndesim njëri tjetrin sa më shumë me dy gishtat lart. Ajo është buqeta më e shkëlqyer e fitores, tha Berisha.
Tirana është një qytet që ndërton çdo ditë një të ardhme më të mirë për banorët e saj. Për qytetarët e Tiranës, që me votën e tyre i prenë faturën për në autobusin mavi ish-kryetarit, u them se çelet një kapitull i ri për Tiranën e tyre, për Tiranën e mbarë shqiptarëve, pasi siç e dini në 11 vite u punua vetëm në 3 akse kryesore dhe u injorua pothuajse gjithçka tjetër, atje ku ishin pjesa më e madhe e banorëve, tha Berisha./ep