E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme dhe droge ne shtepine e Myslym Pezes

Arsenal armesh kokaine dhe perzieres droge ne shtepine e Myslym Pezes. Keto i jane gjetur nipit te heroit te LAN Armand Peza i cili eshte arrestuar dje nga policia. Bashke me te policia arrestoi edhe nje person tjeter pas nje konflikti ne nje lokal ne pronesi te te afermve te Pezes.

Ngjarja mund te kishte pasoja edhe me te renda pasi pati edhe shkembim zjarri mes Armand Pezes dhe nje efektivi policie te RENEA-s qe ndodhej rastesisht ne lokal. Konflikti kishte nisur pas nje debati mes nje klienti dhe pronares se lokalit. Gruaja therriti nipin e saj Armand Pezen dhe mes tij e klientit nisi nje debat i ashper qe perfundoi me perplasje fizike.

Kur efektivi i RENEA-s nderhyri per te shuar sherrin Armand Peza u largua dhe nga banesa e tij mori nje automatik duke qelluar ne drejtim te efektivit te forcave speciale. Pas mberritjes se policise ne vendin e ngjarjes dhe pas negociatave me Armand Pezen ai pranoi te dorezohej.

Por kur policia kontrolloi banesen zbuloi nje arsenal armesh shtepine e ish-udheheqesit te luftes. Sipas policise ne shtepi u gjeten gjashte cope arme zjarri automatik model.56 dhe model 54 nje granatahedhes nje pushke snajper 20 cope krehra arme zjarri 9 cope predha granatahedhese te lehta antitanke si dhe 6100 cope fisheke te kalibrave te ndryshem.

Gjate kontrollit te baneses policia i gjeti Pezes edhe 200 grame kokaine si dhe nje sasi prej 20 kilogramesh pluhuri te bardhe qe sipas burimeve te policise perdorej per te dyfishuar sasine e heroines apo te kokaines perpara se ajo tiu shitej shperndaresve te saj.

6 cope arme zjarri automatik model.56 dhe model 54.
1 granatahedhes
1 pushke snajper
2 dylbi snajperi
20 cope krehra arme zjarri
9 cope predha granatahedhese te lehta antitanke
20 kile perzieres heroine
200 grame kokaine

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›