E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe Kruje pas shtylles se tensionit tritol ures ne Zalle

Nje sasi eksplozivi eshte vendosur sot ne mengjes ne uren prane fshatit Zalle ne Fushe Kruje.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0200 te mengjesit nderkohe qe nga shperthimi eshte demtuar pjeserisht ura duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve pasi kjo ure lidh qytetin e Fushe Krujes me fshatin Zalle dhe fabriken e cimentos.

Policia e Krujes ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Nderkohe nje tjeter shperthim ka ndodhur diten e merkure ne Fushe Kruje ku nje shtylle e tensionit te larte u hodh ne ere ne afersi te fshatit Borizane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›