A mund të lindin lule në shkretëtirë?
Ka lule dhe në shkrtetëtirë, por janë të rralla e gjenetikisht të përshtatura me kushtet ekstreme të shkretëtirës. Po kështu dhe në politikën shqiptare; që të marrë pjesë, gruja duhet të jetë një lule kaktusi plot gjembaçë, ndryshe, thahet e vyshket shpejt. Menjëherë pas publikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet administrative, ra në sy mospjesëmarrja e gruas në këtë garë. Listat e të gjithë partive nuk respektojnë as kuotën 30 përqind të gjithëpranuar; niveli I përgjithshëm i kanditateve rozë nuk arrin 3 përqindëshin. Para rikandidimit të kryebashkiakut aktual të Tiranës, Edi Rama, pata iluzionin se nga PS mund të dilte një kandidate grua, pasi potencialet janë, por kjo nuk ndodhi. Partia më e madhe e opozitës është ndjerë më e sigurtë me rikandidimin për të katërtën herë të Ramës sesa me një kandidate grua. Pjesëmarrja e ulët e grave në listat e administrativeve është komentuar këto ditë duke sjellë argumente nga më të ndryshmet: maskilizimi i shoqërisë, agresiviteti i klimës politike, nënshtrimi i vajzave dhe grave, shembuj mosinkurajues mes grave aktuale në politikë e shumë arsye të tjera.
Personalisht mendoj se pjesëmarrja kaq e ulët e kuatave rozë në listën e kandidatëve të këtyre zgjedhjeve është një tjetër tregues që shënon lëngatën e shoqërisë sonë. Jemi një shoqëri e sëmurë dhe kemi prodhuar një Shtet për të fortët dhe jo për të brishtët: gratë, fëmijët, të moshuarit, të sëmurët nuk ndjehen mirë në Shqipëri, nuk kanë klimën e përshtatshme. Nën shembullin e politikanëve në përgjithësi dhe në veçanti të kryeministrit Berisha e pasuesve të tij, aciditeti e agresiviteti që hidhet përditë, në forma të ndryshme në publik, nuk lë hapësirë për t’u rritur lule të bukura e shumëngjyrëshe, por vetëm gjembaçë.
(BalkanWeb)