E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacitë kërcënojnë se do pezullojnë aktivitetin

TIRANE-Rrjeti i hapur i farmacive në vendin tonë kërcënon me pezullim të aktivitet dhe qytetarët të mbeten kështu pa ilaçe. Kjo pasi ministria e Shëndetësisë ka vendosur t'u ulë përqindjen e tregtimit, me rreth 5 % për farmacitë. Kërcënimi ka ardhur nga "Urdhri i Farmacistëve" dhe sindikata e farmacistëve, që kanë deklaruar se ky vendim është arbitrar.

Kryetari i "Urdhrit të Farmacistëve" të Shqipërisë, Arjan Jaupllari dhe kryetarja e sindikatës së farmacistëve, Djana Toma kanë deklaruar per te perditshmen Gazeta Shqiptare se vendimi i ministrisë për uljen e marzheve të tregtimit është arbitrar.

Më parë marzhi i tregtimit për depon ishte 8 % për grupin e parë të ilaçeve që gjenden vetëm në spital dhe jo në farmaci, dhe tashmë është bërë 4%, për grupi II ishte në depo 8% dhe 15 % në farmaci dhe u bë në depo 6% e farmaci 12; grupi i tretë ishte depo-farmaci, respektivisht 10%-20% dhe u bë 8%-18%, grupi i katërt ishte 12%-24% dhe u bë 10%-24% dhe grupi i pestë ishte 12%-29% dhe u bë në depo 12% dhe në farmaci 26%.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›