E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mund të ndalën luftërat?

Ne kemi parë gjithnjë e më pak luftëra mes vendeve të ndryshme që nga viti 1945 dhe kjo gjë i ka çuar disa shkencëtarë të mos shohin arsye për të dyshuar se lufta mundet të zhduket një ditë si një akt i tmerrshëm.

Psikologu Steven Pinker, i Universitetit të Harvardit, mendon se është tërësisht e imagjinueshme që luftërat mes vendeve të zhduken, njësoj siç janë zhdukur ankandet e skllevërve, burgjet e borxhlinjve apo zakone të tjera barbare.

Ai argumenton se megjithëse ka dhunë me bollëk nëpër botë sot dhe ka më shumë mënyra për të vrarë njëri-tjetrin, ne kemi parë gjithnjë e më pak luftëra mes vendeve që nga viti 1945. Jo vetëm që lufta është në nivelin më të ulët në të gjitha kohërat, por edhe normat e vrasjeve janë shumë më të ulëta nga sa kanë qenë në Mesjetë, ndërsa çështje të tilla si dhuna në familje nuk shihen më si të pranueshme.

Në një samit në San Francisko, psikologu tha se njerëzimi është sot shumë më pak i predispozuar për të qenë i dhunshëm dhe shumë më tepër i prirë për paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›