E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama mbështet gjeneralin John Allen

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur gjeneralin John Allen, pavarësisht se ai është i përfshirë në skandalin seksual që detyroi kreun e CIA-s, gjeneralin David Petraeus, që të jepte dorëheqjen.

John Allen aktualisht është kryekomandant i forcave amerikane në Afganistan.

Më parë gjatë javës, u vërtetua se ai kishte këmbyer e-maile me punonjësen Jill Kelley, e cila nga ana e saj u përfshi në skandalin “Patreaus”, pasi i ishin dërguar porosi kërcënuese prej Paula Broadwell, me të cilën kreu i CIA-s kishte një raport jashtëmartesor.

Ndonëse Allen u përfshi në mënyrë tërthore në këtë skandal, i vendosur në qendër të presioneve për dorëheqje, Allen mori të mërkurën mbështetjen zyrtare të Presidentit Obama.

”Presidenti ka besim të plotë në aftësitë dhe integritetin e figurës së gjeneralit Allen. Mund t’iu them se presidenti ka një konsideratë dhe vlerësim të thellë për shërbimin që ai ka bërë ndaj vendit, duke përfshirë edhe punën e shkëlqyer të realizuar në Afganistan”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Siç dihet, Allen është kandidati kryesor për funksionin e komandantit të NATO-s në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›