A na duhet Skënderbeu sot dhe pse?
Duke shprehur pakënaqësinë e tij për mosfunksionimin e dialogut ndër-institucional në Shqipëri, ishambasadori
amerikan në vendin tonë, zoti Withers në koherencë me profesionin e tij të parë si historian u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës”se: “Shqipërisë i duhet sot një Skënderbe që t’i bashkojë forcat politike dhe institucionet por sot nuk ka një Skënderbe!” E respektoj gjykimin e këtij personaliteti dhe gjestin e tij që kur vuri këmbën në Shqipëri, vizitën e parë e bëri në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ku edhe pyeti: Si shpjegohet bashkëjetesa dhe toleranca fetare në Shqipëri dhe cilat janë rrënjët historike të këtij realiteti? Drejtori i Muzeut, një person mjaft pasionant dhe i përkushtuar, ishte përpjekur por se faktet e një kohezioni të tillë në shumës religjionesh nuk ishin vetë shkaqet! Më duhet të pohoj se diakronia e ish-ambasadorit, mund të pranohet deri në kufijtë e një metafore! Përtej saj gjithçka tingëllon një “non-sense” sepse “periudha medivale” me separatizmin feudal dhe situata e bashkimit me institucionalizimin në “Lidhjen e Lezhës”, për prijësit dhe bujarët e asaj kohe, përligjej me përballimin e një hordhie që me “zjarr e me hekur” me shkretim të hapësirave, me konvertim fetar të paguar, me dhurim postesh dhe ofiqesh, kishte ardhur me një mision; pushtimin, që do të sillte një sundim ushtarak-teokratik dhe një civilizim ndryshe, aziatik me një fe orientale. Po “Skënderbeu” i sotëm i zotit Withers, çfarë do duhet të bëjë? Shqipëria është “Republikë Parlamentare” dhe një vend anëtar i NATO-s, që ka si kusht të anëtarësimit, demokracinë funksionale. Në një shoqëri të “demokracisë liberale” lypset ndarja dhe pavarësia e pushteteve dhe jo përqendrimi i tyre në duart e komandantit suprem, që në jehonë historike dhe në hyrje të vitit të 100-të të Shqipërisë si shtet i pavarur, ish-ambasadori me profesion të parë atë të historianit, e quan “Skënderbeu i shekullit XXI!” Sipas kësaj logjike me që palët politike në Hungari nuk po merren vesh, madje më keq se këtu tek ne, do duhej të kishin nevojë për Huniadin që të gjenin gjuhën e dialogut dhe bashkëpunimit, por një Huniadë nuk ka, ndaj punët atje do të duhet të shkojnë mbroth. Realiteti ynë ka nevojë për Skënderbeun por jo në këtë hulli arsyetimi që fatkeqësisht të shpie në një cakfund të gabuar. Nëse institucionalizmi në Shqipëri nuk funksionon, më “për shtat” si argumente vijnë fjalët e zotit Aleksandër Arvizu, në intervistën e tij dhënë në fundvitin e 2011-s, që shprehet se: Eksperimenti demokratik në Shqipëri është në vazhdim. Vjen e kuptueshme se kjo demokraci nuk lëviz në shina të një institucionalizmi të klasifikuar dhe bazuar në parametra të gjithëpranuar sepse eksperimenti në thelbin e tij kuptimor është të provosh pa pasur paraprakisht një ide fundore, se cila është rruga e vetme dhe e provuar për të arritur qëllimin që dihet qysh në krye. Eksperimenti pranon dhe mosrealizime, dhe dështime dhe iluzione, dhe alkimizëm që, kur nuk mbërrin dot tek floriri kënaqet me zbulimin e porcelanit dhe barutit! Eksperimenti me demokracinë tek ne në këta 20 vite ka prodhuar dhe vijon të prodhoj “barutin alkimist” të largimit nga ligjshmëria. “Mungon,- thotë zoti Arvizu-, ajo që unë do ta quaja traditë liberale!” Shumë e saktë! Po nëse kthehemi për nevojën e Skënderbeut withersian, tradita liberal-demokrate, mbetet të jetë thënia në librin e Barletit në gojën e Skënderbeut kur hyri në Krujë më fermanin e falsifikuar, se: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta midis jush!” Preferoj të citoj edhe një përfundim tjetër të zotit Arvizu( nuk është ai i pari dhe i vetmi që e ka thënë këtë gjë). “Ajo që mungon është kultura demokratike, respekti për institucionet, sjellja profesionale e personave që punojnë në këto institucione. Ja pra që të gjitha këto zoti Withers, nuk i sjell dot Skënderbeu yt, i vitit të dytë, të dekadës së dytë, të mijëvjeçarit të tretë!
* * *
Tek shikonim me kërshëri filmin më të fundit për Skënderbeun të llojit dokumentar shkencor me bazë rrëfenjën, të kineastit të shquar, fjalë pak dhe punë-plotë Vladimir Prifti, të gjithë ne që ishim në sallë dhe përjetuam premierën u ndjemë me fat! Një punë serioze e bazuar tek historiografia shqiptare dhe ajo e huaj, e perëndimit dhe e lindjes! Në filozofinë e rrëfenjës prej gojës së historianëve dhe imazhit dokumentar të dokumentacionit dhe muzeumologjisë ishte vënë në qendër si “penduli” që siguronte balancën një princip mjaft i qartë shkencor! Njeriu lind dhe reket në egoizëm për pavdekësi! Pra, vjen nga të gjallët drejt vdekjes! Muzeumet vijnë nga të vdekurit dhe ndërtojnë argumentet për të mbetur të gjallë në shërbim të atyre që nuk janë më!
Edhe filmi kështu fillon! Lexohet teksti Barletian i momentit kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbylli sytë për t’u larguar nga kjo botë, i lodhur dhe sfilitur, me pandehma dhe zhgënjime që vinin nga fqinjët, ish-aleatët dhe institucionet që përbetoheshin për Krishterimin! Rrëfenja futet në muzeum dhe nis të dalë prej tij nga “psallma” e tre historianëve, njëri që udhëton në natyrë si filozofët e antikitetit(Profesori Luan Malltezi) pas të cilit shkon një “nxënës”(folësi i parë-Sokol Angjeli) që përpiqet të verifikojë dijenitë e tij! Ndërsa brenda në muzeum dy historianë të tjerë(Pranvera Novi Bogdani dhe Pëllumb Xhufi) herë monologojnë në përshpirtje, herë lexojnë testamente shkencore, herë ngrenë pandehma dhe sqarojnë pasaktësira, dhe herë dialogojnë mes tyre në një unitet që nuk lidhet thjesht me mos-refuzimin e tezes së lëshuar nga njërit prej tyre. Përkundrazi në një kontrapunkt sa të debatit shkencor po aq të thyerjes në gjuhën filmike, ku përzishëm në sfond dëgjohet një muzikë e thellë e tipit të kohërave bizantine që të kujton Jan Kukuzelin, “muzikantin primarë” të Perandorit Bizantinë(një kolonë zanore e mrekullueshme e Aleksandër Peçit). Ata duket sikur kalërojnë mbi shpinën e “kalit të ngjarjeve” si në terrenin e betejave dhe të kancelarive ashtu edhe në fondet e paana të bibliotekave ku myku i kohës dhe sidomos “helmi i deformimeve”, përgjojnë në pusitë e errëta të dehistorizimit të Skënderbeut, ose më keq akoma, mbylljen e tij në heshtjen memece! Ka dy elementë që të ngrohin në këtë rrëfenjë! Qartësia e mendimit në pluralitet burimesh që shoqërohet në imazh me një gurgullim ujërash mrekullisht, dhe ngjyrimi zanor ku si në një pastorale “këndojnë” me një poezi dhe lirizëm rrëfyes një “soprano” (Pranvera Novi Bogdani me një zë mjaft të ngrohtë dhe prerës, hera herës së në një kirurgji estetike ku nuk lejohen devijancat më të vogla). Një zë “baritoni” (Pëllumb Xhufi- mjaft i ngrohtë, reflektues dhe me pauza vetkëqyrjeje, si në monologë të brendshëm). Dhe një “bas baritone”(Luan Malltezi - që ka në thënie një siguri që nuk e luan topi). Në këtë lloj dokumentimi nëse nuk ka kombinim të tillë fonomuzikor, ndodh që çfarë do që të të thotë historiani, vjen një moment që zëri i tij të bezdis të lodhë të nxjerrë nga dëshira! Kjo harmoni zanore është një nga meritat komunikuese të filmit!
Idetë duhen sjellë në funksion të ngjarjeve dhe ato duhen treguar por edhe përjetuar sepse është Heroi Kombëtar në qendër është një popull, është një atdhe! Me këto tri shtylla as kush nuk mund të luajë, veç se duhet të tregojë seriozitetin dhe ndjenjat që e bëjnë shpirtin e tij të gulojë! Kështu që kineasti Vladimir Prifti, përjetimin emocional ja ka besuar tre aktorëve. Një gruaje (Roza Xhuxha - Anagnosti, një mirditore që me gegërishten e saj të ëmbël dhe me atë dritë syri që nuk laget nga ai prag-loti që noton në të, të thith si me një manjetizëm ndjesor.) Një burri i thellë në zë dhe në përjetim (Fatos-Sela që hapësirat e ngrohta prej “timbre baritore” dhe me emocionet e një reliefi ku nuk mungojnë as majat, as luginat as hapësira qiellore, zhytet thellë në përjetim dhimbjeje) dhe “rrëfenjëtari i parë”(Sokol Angjeli - që kombinon kërshërinë, habinë filozofike dhe qëndrueshmërinë e tregimtarit pa e prishur betimin me të vërtetën.) Në mes të filmit si një “murg” shfaqet një studiues që duket sikur “fle dhe zgjohet” në manastire ku janë fshehur libra që çkodojnë sekretet gjithëkohore dhe të japin formulën matematikore për “enigmat apokaliptike”! Është studiuesi Moikom Zeqo që në një rrotullim 360 gradë me kamerën tregon se ç’ishte veshja e Skënderbeut, stema e feudit të tij dhe se si duhet lexuar ajo, si një gjurmë udhërrëfyese mes “Lindjes dhe Perëndimit”, mes jugut dhe veriut, mes toskënisë dhe gegënisë! I gjithë ky ansambël orkestrohet mrekullisht nga Regjisori Vladimir Prifti dhe bashkëshoqërohet me një imazh filmik të natyrës dhe kështjellave të heshtura fal një cilësie të fotografisë që të mrekullon nga kthjelltësia, nga këndvështrimi vizual, nga kompozimi dhe simbiozmimi me çdo “zë anonim të natyrës”, që hesht për të dëgjuar rrëfenjën për një trim, për një hero real, për një kryqtar, për një “Atlet të Krishterimit!” Personalisht më pëlqen mungesa absolute e sfondit njerëzor. Duket si një zbrazje e qëllimtë ku “materiali antropologjik” është fshehur dhe mbanë frymën të dëgjojë jehonën historike që të bën të ndihesh ai që je dhe të ndryshosh për të qenë ai që duhet të jesh! Kohë të reja përgjegjësi të reja, pika e referimit mbetet “Heroi Kombëtar” kudo ku flitet shqip, pavarësisht se hartat gjeopolitike janë tkurrur mizorisht nën peshën e fatit që të ka njohur trimërinë dhe kontributin, por që nuk ka qenë bujar me ty si popull në fundluftëra dhe tavolina ku vendosin gjithnjë të mëdhenjtë!
* * *
Të gjitha kohërat kanë nevojë për “tharmin e kombësisë” sepse në një farë kuptimi janë historianët që e kanë krijuar kombin përmes edukimit të vetëdijes kombëtare. Mongolët me vite u përpoqën për të xhiruar një film për Cangis Hanin. Serbët në një falsifikim të pastër historik do të prodhojnë një film për “Konstandinin e Madh” duke e paraqitur atë si serb. Maqedonët në një mbilavdërim dekorativ ngritën një monument për “Aleksandrin e Madh.” në dimensione të frikshme! Ka edhe më keq. E djathta ekstreme në Hungari që djeg flamurin e BE-s në qendër të Budapestit në fushatën e fundit të zgjedhjeve deklaronte “se duam një Hungari pa çifutë dhe pa ciganë!” Tek ne po gjallon një “pelegrinazh kombëtarie” që bashkëjeton me “sterilitetin” (pseudo)shkencor që guxon të thotë se: Pas dy shekujsh pushtim turk ai nuk ishte më i tillë por një administratë imperiale.” Harrohet prej tyre apo kështu ja do “puna” që ky pushtim i gjatë që zgjati gati 18 breza antropologjik, duke qenë se na kalojë nga civilizimi perëndimor(dëshmor i saj ishte heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu) në atë oriental, pengoi “pelegrinazhin tonë historik brenda dhe vetëm identitetit perëndimor” duke mbivendosur një identitet rishtas krejt të ndryshëm! Nga pozicionimi mes lindjes dhe perëndimit si gjeografi, kaluam në një “hibrit” gjeokulturor dhe mental “lindoro-perëndimor!” Ky “labilitet” që përthyhet edhe sot në ritual njerëzor, në sjellje ndaj historisë, rasti më i fundit, në vend që në “Kepin e Pallës - sot Bishti i Pallës”, ku meshoi Shën Pali në këtë 100-vjetor festiv, të vendosim një monument historik rrëfenjës, merremi me shitjen e territorit privatëve “kokëgdhë”, tregon se qenkërka deformuar në paqëndrueshmëri edhe karakteri ynë, që duket sikur ka mbetur “cub në veri dhe mercenar në jug!” Pse duhet Skënderbeu sot? Për të na mëkuar si edhe bëri periudha e “Rilindjes Kombëtare” frymëzuar prej tij, se atdheu duhet dashur pa interes, se për të sakrificat sublime nuk janë tregu i pasurimit vetjak, se orientimi që vinte nga etnogjeneza si kulturë parahelene (pellazgjike) është pika nga duhet të nisemi dhe se ne jemi një popull dhe një komb që kemi një hero kombëtar, jo i tipit aventurier lokal, por një “poliglot” në kulturë, një strateg në fushën e betejës, një diplomat në marrëdhëniet bilaterale dhe ato multi- shtetërore! Kemi pasur dhe kemi Skënderbeun, atë që më shumë se për bëmat vendore, doli si një hero mesjetar në mbrojtje të Civilizimit Perëndimor që sot është institucionalizuar në BE. Atje ku jemi nisur për të mbërritur dhe që për këtë ndërmarrje nuk na duhet as shpata, as përkrenaria e heroit, as stili i tij paqtues mes feudalëve ‘kokëshkretë” dhe shpesh të pabesë, por se na duhet një kulturë e gjerë që sjell dijen, që edukon vlerat, që tregon pikat e orientimit, që mëkon respektin ndaj atdheut dhe kombit, që porositë kujdesin për trashëgiminë dhe të kuptuarit me qetësi se jemi të vdekshëm, ndaj pasuria më e madhe është jeta dhe jo makutëria! Historia shënon gjithçka dhe vizaton profilin e kujtdo, që nga Heroi Kombëtar deri tek pseudoheronjtë batakçinj! Ta adhurojmë Skënderbeun tonë edhe pse rrethohemi çdo ditë nga ata që nuk duan as histori, as kontribute, as përgjegjësi historike sepse ushqehen me “boshllëk shpirtëror” dhe me fakte të ngjitura në një histori që nuk thotë të vërtetën dhe që “mëkohet” nga paratë e vjedhura!
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)