E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora bllokon disa komuna ne veri te vendit

Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në qarkun e Kukësit kanë bërë që mjaft akse rrugore kryesisht ato rurale të jenë të bllokuara ndërsa rruga e Kombit qarkullohet me zinxhirë. Probleme shqetësuese janë shfaqur edhe në disa komuna e fshatra në të cilat mungon furnizimi me ilaçe dhe me ushqime. Ndërsa me veshtiresi kalohet në akset nacionale, Kukës-Krume, Kukës Qaf-Shllak, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Morinë, Fierzë-Qafë Mali. Të bllokuara mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Bajram Curri-Lekbibaj, Dragobi. Komunat Zapot,Topojan,Shishtavec,Grykeçaje, Arren, Kalis, Bushtrice janë të izoluara.Të bllokuara jane pothuajse te gjitha rruget rurale dhe rruget qe lidhin qendrat e komunave me fshatrat përkatese. Shtabi i Emergjences vazhdon të jetë në gatishmëri për të përballuar situatën
Reshjet e shumta te bores qe kane mbuluar qarkun e Peshkopise dy ditet e fundit kanë bërë që në disa akse rrugore qarkullimi të kryehet me vështirësi. Aksi Qafë Bualli -Krastë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Rruga Nacionale Peshkopi- Librazhd qarkullohet me zinxhirë deri në Komunën Ostren, ndërsa vazhdon të mbetet e bllokuar rruga Ostren-Qafë Dragalicë prej gati 3 javësh. Aksi Peshkopi-Kalaja e Dodës-Kukës kalohet me zinxhirë. Të bllokuara totalisht janë Komunat Lurë, Stërblevë, disa fshatra të Kalasë së Dodës, Sllovës dhe Selishtës.Për këtë arsye policia ka shtuar shërbimet kryesisht në akset nacionale, ndërkohë që drejtuesve të automjeteve iu jepen udhëzime të mos levizin pa marrë informacionin e duhur për rruget dhe pa vendosur zinxhirët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›