Gaiani në Shkodër: Dialogu politik, me rëndësi për integrimin
SHKODER - Vizitën e tij të parë jashtë Tiranës, si ambasador i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani e ka zhvilluar në Shkodër.
Pas një takimi me kryebashkiakun Lorenc Luka, Gaiani është ndalur tek çështja e integrimit të vendit dhe ajo e zgjedhjes se presidentit.
“Shqipëria është në një moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Janë bërë shumë hapa të rëndësishëm sa i përket dialogut mes palëve politike. Në mbështesim pa rezerva hyrjen e Shqipërisë në BE, sepse këtë pret dhe populli. Shpresojmë që ky proces dialogu të vazhdojë dhe të intensifikohet pasi është i rëndësishëm. Zgjedhja e Presidentit i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve.”- deklaroi Gaiani.
Ambasadori italian e vijoi më tej vizitën e tij në disa zona të Shkodrës, i shoqëruar nga kryebashkiaku Luka.
(er.nu/news24/BalkanWeb)