Haxhinasto Mbeshtesim EULEX per hetimin e trafikut te organeve
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëm z. Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e EULEX-it, Ambasadorin John Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty.
Ministri Haxhinasto siguroi z. Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës. Haxhinasto theksoi se EULEX-i ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare, si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport. Nga ana e tij kryeprokurori Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it.