A po jua kona?
Nga Express më 17 prill 2011 në ora 14:48
Në këtë foto, Vesa Luma dhe Joha Sopi janë duke shijuar një sandviç, sikurse të ishte ushqimi më i shijshëm që kanë provuar ndonjëherë, aq sa kanë harruar që ato janë personazhe publike të cilat ndiqen nga paparacit dhe përfundojnë në faqet e gazetave apo revistave.
Dhe besoni se VIP-at nuk ushqehehen vetëm nëpër restorante luksoze, por mund të hanë dhe një sanduiç dhe në këmbë, kur ua do puna.
Ditë më parë disa media kishin shkruar se Vesa ka humbur kilogramë. Ka mundësi që ajo ka hyrë në një dietë të radhës dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ajo është kaq e uritur. (mat)