E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peja fiton dhe merr kreun

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 19:32

Peja e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 26-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, pasi e mposhti Bambin me rezultat të ngushtë prej vetëm tri pikësh avantazh.

Me këtë fitore, ekipi verdh e zi kalon në pozitën e parë të tabelës, sigurisht, kjo falë faktit se Sigal Prishtina ka dy ndeshje më pak.

Bashkimi ishte bindshëm më i mirë se Mitrovica, ndërsa fitores iu gëzua edhe Kolegji EuroSport, që e mposhti Kosovën. Kurse, derbi i moçëm ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, është shtyrë.

Superliga – xhiroja e 26-të

Rezultatet
Peja – Bambi65:62
Mitrovica – Bashkimi74:100
K. EuroSport – Kosova100:85
Trepça – Sigal Prishtina(është shtyrë)

Tabela
1. Peja 2648
2. S. Prishtina2447
3. Bambi 2444
4. Trepça2437
5. K. EuroSport2635
6. Bashkimi2634
7. Kosova2633
8. Mitrovica2625

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›