620 000 $ borxh shtetit
Nga Express më 17 prill 2011 në ora 12:50
Nicolas Cage ia ka borxh 620 000 dollarë taksa shtetit. I tërë ky borxh është grumbulluar nga taksat për dhurata, ku aktori ka dhuruar vitin e kaluar te njerëz të ndryshëm - dhurata me vlerë këto 1.8 milionë dollarë.
Këtu përfshihen dhuratat nga viti 2004 deri në vitin 2009. Ai nuk ka paguar këto taksa, ka shkruar sot Shërbimi për Grumbullimin e Taksave në SHBA.
Sipas ueb-faqes TMZ, tashmë një gjykatë në Los Angeles ka marrë një ankesë për Cage, ku thuhet se ylli amerikan i ka borxh shtetit 624 934.64 dollarë.