A po kalojmë ?

Të gjitha institucionet e Kosovës ia kanë dërguar të premten Ministrisë së Integrimeve përgjigjet që Komisioni Europian ia ka kërkuar me anë të pyetësorit kohë më parë.
Qeveria, Kuvendi, Presidenca dhe institucionet tjera të pavarura janë përgjigjur në detaje në pyetësorin 35 faqesh.
Këto përgjigje, të cilat duhet të japin kornizën e legjislacionit dhe politikave, kornizën institucionale, zbatimin praktik të legjislacionit dhe politikave, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE-së, do t`i dorëzohen Komisionit Europian më 8 maj.
E pastaj Brukseli në vjeshtë do të dalë me rezultate për studimin e fizibilitetit, që mund ta çojë vendin ose jo drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin.
Nga ky vlerësim vendimmarrësit në BE do ta vlerësojnë edhe rrugën e Prishtinës drejt Brukselit.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, ka thënë se përgjigjet e institucioneve do të bëhen bashkë dhe pas tri javësh do t`i dërgohen Komisionit.
“Po, i kanë dorëzuar të gjitha institucionet përgjigjet dhe unë deri në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të raportoj për procedurat, për mënyrën se si kanë ardhur përgjigjet dhe për mënyrën se si do të vazhdojmë më tutje”, ka thënë Çitaku për Express, të premten.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...