63% e amerikanëve pro aksioneve ushtarake ndaj Iranit

Një studim i Qendrës Kërkimore “Pew” tregon se 63 për qind e amerikanëve favorizojnë aksionet ushtarake për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.
Shumica e të anketuarve në Evropën perëndimore po ashtu shprehin qëndrim të ngjashëm.
Sipas anketës së bërë publike të premten, në shumicën e vendeve, kundërshtarët e Iranit bërthamor mbështesin sanksionet ekonomike ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetin e tij nuklear.
Megjithatë, kinezët dhe rusët, që kanë marrë pjesë në anketë, kanë kundërshtuar edhe aksionet e rënda, edhe sulmet ushtarake.
Irani thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime paqësore.