A po merr Serbia kthesën?
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç zgjodhi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për të dhënë një sinjal,
që politika e Serbisë për Kosovën ka nevojë për një ndryshim dhe që të marrë një kthesë. Në fjalimin e hapjes së asamblesë vjetore të kësaj akademie, më 26 nëntor, ai paraqiti qëndrimin, sipas të cilit “negociatat mbi Kosovën kanë nevojë për një qëndrim të ndryshëm dhe mungesa e fleksibilitetit është një nga problemet themelore të Serbisë”. Është hera e parë që kryetari i shtetit serb paraqet një qëndrim dhe një kërkesë të tillë, sipas së cilës politika e Serbisë për Kosovën duhet të ndryshojë dhe se ajo ka nevojë për një fleksibilitet. Është hera e parë që kryetari i shtetit serb pranon publikisht se politika e Serbisë, e ndjekur deri tani për çështjen e Kosovës, nuk ka gjetur as efikasitetin dhe as përkrahjen që kishte shpresuar udhëheqja e lartë e shtetit serb.
Padyshim, teza dhe kërkesa e një ndryshimi të politikës së Serbisë ndaj Kosovës është një sinjal diplomatik, që flet për një koniukturë të re të debatit të brendshëm politik e shtetëror në Serbi.
Po të kemi parasysh karakterin e ngrirë të politikës zyrtare serbe për Kosovën, nuk mund të mos e shohësh këtë qëndrim të ri të presidentit Tadiç si një sinjal interesant. Në prizmin e një analize të kujdesshme diplomatike dhe shtetërore, presidenti i Serbisë pohon në këtë mënyrë se politika e deritanishme e Serbisë për çështjen e Kosovës ka dështuar. Kushdo e kupton se kritika e tij e ashpër drejtohet kryesisht ndaj diplomacisë serbe, veprimi dhe drejtimi ideologjik ultranacionalist i së cilës nga një shef diplomacie, i cilësuar arrogant dhe aspak diplomatik nga ana e Brukselit, ka bërë që kuotat e diplomacisë dhe të shtetit serb të ulen vazhdimisht në bursën diplomatike ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
Kritika e presidentit për ministrin e Jashtëm, ndonëse pa emër, ishte aq e adresuar dhe e qartë, kur deklaroi se “çdo njeri që nuk ka mësuar mësimin e thjeshtë, që qëndrimi i ashpër, jofleksibël dhe jashtëzakonisht tradicionalist dhe që nuk jep rezultat, është duke humbur të drejtën dhe legjitimitetin të vazhdojë punën”, dhe të pranishmit e kuptuan se fatura e karrierës diplomatike të ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiç, duket sikur është futur në zarfin postar. Por fatura e mësipërme përkthehet si referencë edhe për politikën e ndjekur nga shefi i diplomacisë serbe lidhur me Kosovën.
Sigurisht, janë disa rrethana që mund ta kenë detyruar presidentin serb të kuptojë se diçka nuk ecën dhe duhet ndryshuar në politikën e gurtë dhe në fjalorin e drunjtë të përdorur deri tani nga diplomacia serbe dhe shteti serb për Kosovën.
Rrethana e parë është ndërkombëtare dhe lidhet me procesin e njohjes së Kosovës. Njohja e shtetit të ri 20- mujor të Kosovës, nga 63 shtete të botës, është një sukses i jashtëzakonshëm ndërkombëtar i Kosovës, dhe një goditje e rëndë për prestigjin e diplomacisë dhe të shtetit serb. Sado që shefi i diplomacisë serbe nuk po lë skutë të Afrikës, Azisë dhe të Amerikës Latine pa vajtur për lobing bllokues ndaj njohjes së Kosovës dhe duke shkelur rregullat diplomatike e duke shtrembëruar përmbajtjen e bisedimeve zyrtare, reklamon në publik premtime kategorike afrikane, aziatike apo latino-amerikane për mosnjohjen e Kosovës, fakti është se pesha e atyre 63 shteteve që kanë njohur Kosovën dhe ku bëjnë pjesë shtetet më të industrializuara të botës, përfshirë SHBA dhe 22 shtete të BE-së, në planin diplomatik ndërkombëtar është shumë herë më e madhe se sa e atyre, që pretendon diplomacia serbe. Serbia dhe Kosova janë shtete të Ballkanit dhe të Europës dhe vlera e njohjes europiane është më e rëndësishme se ajo e kontinenteve të tjera. Presidenti serb duket po ecën drejt kuptimit të nevojës së Serbisë për afrimin me vlerësimin dhe konceptin europian për Kosovën.
Lidhur ngushtë me rrethanën ndërkombëtare është edhe zhvillimi tjetër, që shpresat e pompuara të Serbisë për një vendim pro saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ku ajo ka dërguar çështjen e Kosovës, po veniten. Presidenti i kësaj Gjykate, Hisashi Ovada i deklaroi agjencisë ruse “Ria Novosti”, se mendimi këshillues i GJND për aktin e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës “nuk do të jetë as një “po” e qartë, dhe as një “jo” e qartë”.
Rrethana e dytë ka të bëjë me Bashkimin Europian, drejt të cilit Serbia zyrtarisht aspiron të hyjë dhe po diskuton në qarqet drejtuese, nëse të paraqesë apo të mos paraqesë kërkesën për të marrë statusin e shtetit-kandidat. Por në raportet e Serbisë me BE-në, nuk është fjala për kohën se kur duhet të paraqesë kërkesën për statusin e shtetit-kandidat. Madje nuk është fjala se kur do të dorëzojë kriminelët e luftës, Ratko Mlladiç apo Goran Haxhiç, me qëllim që të zhbllokohet Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit, që ajo ka nënshkruar me BE-në. Pavarësisht nga dy dilemat e mësipërme, çështja është më e madhe dhe ka të bëjë me Kosovën. Beogradi ka marrë një mesazh të qartë dhe pa ekuivok nga shtetet më të fuqishme të BE-së, të cilat e kanë njohur Kosovën. Ata i kanë bërë të qartë se, pa njohur Kosovën, Serbia nuk do të mund të pranohet anëtare e BE-së. Duket se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe grupi i politikanëve që e kanë lidhur fatin politik me të, po e kuptojnë se kthesa duhet marrë ngadalë, qysh tani.
Rrethana e tretë është brendaserbe dhe ka të bëjë me mundësinë e humbjes graduale të pozitave kontrolluese mbi komunitetin serb në Kosovë. Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit treguan një rritje, ndonëse të vogël, të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale. Në enklavat në mes të Kosovës kjo pjesëmarrje ishte deri në 15 për qind, dhe evidenton tendencën e ndërgjegjësimit hap pas hapi të minoritetit serb se e ardhmja dhe interesat e tyre kërkojnë që ata, siç ua ka këshilluar edhe BE-ja, duhet të jenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të mos sakrifikojnë interesat e tyre për interesat elektorale të politikanëve të Beogradit. Natyrisht është e vështirë për drejtuesit e shtetit serb, duke përfshirë edhe presidentin, të shkëputen menjëherë nga një politikë e ngurtë nacionaliste lidhur me Kosovën. Politikanët serbë, të cilët vazhdimisht pranojnë në tavolinat diplomatike të mbyllura, jashtë syve dhe veshëve të publikut serb, se çështja e Kosovës ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, janë kthyer në peng të zjarrmisë populiste nacionaliste për Kosovën, që ata e kanë fryrë pada, për nevoja elektorale. Por në të njëjtën kohë, zhvillimet dhe faktorët ndërkombëtarë po i bëjnë të kuptojnë se, duke vazhduar politikën e drunjtë, të ashpër, jofleksibël dhe tradicionale nacionaliste, mund të shkaktojnë që, përveç Kosovës së humbur, Serbia të humbasë edhe gjëra të tjera të mëdha. Ndaj po shfaqen shenjat e një kërkimi të një kthese, e cila është e vështirë, por jo e pamundur. Pikërisht se është e vështirë, presidenti i Serbisë zgjodhi qëllimisht Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë për të parashtruar qëndrimin dhe kërkesën e tij të re, dhe për të apeluar atje për mbështetje. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë është institucioni kryesor ideologjik dhe filozofik i nacionalizmit serb, që ka ushqyer politikat më të egra nacionaliste dhe antishqiptare. Platforma që ajo akademi hartoi në vitin 1986, u bë baza e politikës etnocentriste serbe dhe e nacionalizmit agresiv të Sllobodan Millosheviçit, që e hodhi Serbinë në katër luftëra kundër popujve joserbë, kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Një nga firmëtarët e asaj platforme ishte edhe babai i presidentit, akademiku Lubomir Tadiç. Kështu që presidenti ka kredencialet nacionaliste të babait, dhe iu drejtua akademisë për mbështetje për mundësinë e ndryshimit të politikës së Serbisë ndaj Kosovës.
A do të arrijë ai që këtë sinjal ndryshimi ta kthejë në një kurs të ri të Serbisë ndaj Kosovës. A do të shkojë ky sinjal ndryshimi deri në pikën ku Serbia të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur? Kjo mbetet të shihet, por sidoqoftë, edhe përpjekja e re e presidentit serb, qoftë dhe me kuotën e një kalorësi të vetmuar politik, është një sinjal që, në mos të përshëndetet, të paktën duhet mbajtur shënim nga memoriet diplomatike.