E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, masoni humbës që po shkatërron PS

SHKODER-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar nga Shkodra kryetarin e PS Edi Rama duke e cilësuar si shkatërrimtar të partisë socialiste dhe humbës. “Vetëm humbësit nuk njohin rezultate. Rama do shkatërrojë PS për ergoizëm personal”, tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit deklaroi se Shqiperia tashmë e ka fituar betejen e saj për zgjedhjet, ndërsa shprehu pakënaqesinë për mosnjohjen e rezultatit nga ana e kryetarit socialist dhe opozitës.
Hidhërim për ramën që nuk njeh zgjedhjet, por Shqipëria e fitoi betejën për zgjedhjet”.
Topalli akuzoi Ramën se për 11 vjet si Kryetar Bashkie nuk mendoi asnjë cast për shqiptarët. “Rama 11 vjet kryeministër i bashkisë. “Edi Rama se nuk mendon per qytetaret, nuk ka menduar per nënën dhe grate e tij, ndersa me egoizimin personal do te shkaterroje forcen politike qe drejton”, tha Topalli.
Për kryeparlamentaren, Rama nuk përfaqsëson më PS, por klanet masone dhe si pasojë për Topallin ultimatumet për hapjen e kutive bien poshtë. “Rama është përfaqësor u klaneve të Pezës e Dulakëve. Klanet e ramës janë masonë, jo soacialistë. Ne nuk merremi me ultimatumet e masonëve”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›