E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen-Kalimash, PS: Prokuroria shpjegim pse nuk po heton

TIRANE-Partia Socialiste kërkoi sot nga Prokuroria e Përgjithshme që të nisë hetimet për rrugën Durres-Kukes dhe Tunelin e Thirres, i shembur dite më pare.
"Ne e konsiderojmë të papranueshme heshtjen e Prokurorisë, e cila nuk duhet të veprojë vetëm në raste vdekjesh. Duam shpjegim se përse Prokuroria nuk bën hetim per këtë krim ekonomik kolosal. Në emër të qytetarëve dhe taksapaguesve kërkojmë me forcë një shpejgim publik nga prokuroria për arsyen e moshetimit në vendngjarje ", u shpreh Brace në një deklaratë për shtyp nga selia e PS.

Sipas deputetit socialist, me heshtjen e saj, prokuroria po tregon se është nënshtruar para qeverisë.
“Mungesa e mëtejme e prokurorisë në kryerjen e veprimeve të domosdoshme hetimore po shton dyshimet të arsyeshme për nënshtrimin e saj, daljen jashtë funksionit për shkak të dhunës që vjen nga kultura qeveritare e pakundërshtueshmërisë”, theksoi Brace.

Sipas Braces, fatura financiare per ndertimin e rruges së mashtrimit pritet te fryhet, duke e kthyer veprën në mashtrimin më të madh në këto 13 vitet e fundit.

“Heshtja e Sali Berishës shton bindjen dhe konfirmon se inagurimi elektoral i rrugës ka qënë mashtrimi më i madh i viteve të fundit i barasvlerë me mashtrimin e firmave piramidale. Fatura financiare e denoncuar botërisht po arrin në vlerën e 1 miliard eurove me taksa. Fatura pritet të fryhet me një të tretën e parave të paguara deri tani, minimumi, për shkak të manovrës elektorale jo më larg se 25 ditë”, tha Brace.

(d.b/BalkanWeb)

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›