ALUIZNI: 1234 pronarë do marrin 8 milionë euro
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka bërë të ditur se po përgatit draftin mbi të cilin shumë shpejt do të bëhet kompensimi i 1234 me vlerën e 8 milionë eurove. Këto të ardhura sipas kësaj agjencie vijnë nga parcelat ndërtimore. Lista e hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pritet që të marrë “OK” edhe në institucione të tjera, siç janë ministritë dhe më pas të fillojë të zbatohet. Nga ALUIZNI bëhet e ditur se kompensimi do të fillojë shumë shpejt sipas listave që janë shpallur me VKM-të përkatëse, ndërkohë që ish-pronarët do të marrin në këstin e parë rreth 25% të shumës në total, kjo sipas VKM-së 610. Listat me emrat e ish-pronarëve që janë përfshirë në draft janë katër. E para ajo me numër VKM-je 1453 datë 05.11.2008, VKM 1655 datë 24.12.2008, VKM 204 datë 19.02.2009 dhe ajo me VKM 616 datë 11.06.2009. Më poshtë do të gjeni të renditur emrat sipas listave përkatëse. Nga ana e ALUIZNI-t theksohet se ky mbetet ende një draft, i cili mund të pësojë ndryshime gjatë rrugës deri në miratimin e plotë nga të gjitha institucionet kompetente.