A po vjen fundi për Sharm El Sheikhun?

Një nga kandidatët e Vëllazërisë Myslimane tha se turistët nuk kanë nevojë të pinë alkool kur vijnë në Egjipt, pasi kanë mjaft në shtëpitë e tyre.
“Ata vijnë këtu për të parë një civilizim antik, jo për të pirë alkool,” u tha mbështetësve Aza Al Jarf. Një klerik tjetër ka bërë thirrje për atë që njihet me emrin ‘Turizmi hallall’. Shumë druhen se një masë do jetë ajo që nuk do lejojë çiftet të flenë bashkë në një dhomë në hotel. Natyrisht, këtu përfshihen edhe plazhet e ndara.
Vëllazëria Myslimane megjithatë është nën trysni të madhe. Mbështetësit kërkojnë masa të tilla, por nëse ndodh diçka e tillë, kjo do ishte shkatërrimtare për ekonominë.
Javën e kaluar, kryeministri i përkohshëm shpërtheu në lot kur tha se gjendja e ekonomisë është më keq sa imagjinohet.